Durrës, vrau 25-vjeçarin, autori: Nga gjaknxehtësia
DURRES - Vrasja e Kastriot Doçit ka ndodhur pas një zënke për motive të çastit.
Ky është konkluzioni i policisë së Durrësit, pas hetimeve intensive për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Unazën e Shkozetit. I arrestuari ka pranuar autorësinë, duke shtuar para hetuesve se gjithçka ndodhi nga gjaknxehtësia. Sherri banal degjeneroi në vrasje pas një debati të ashpër, kur dy shoferët pretendonin të kishin precedencën për të kaluar. Në gjaknxehtësi e sipër 30-vjeçari Julian Saliko ka ekzekutuar me një pistoletë “Zastava” kuksianin me banim në Lushnjë, duke e goditur me një plumb në zemër. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur zona e kanalit, e njohur ndryshe si lagjja “Çame”. Veprimet e para të policisë kanë qenë kontrolli pranë banesave ku ka ndodhur ngjarja. Në vendngjarje ka mbërritur nëndrejtori i policisë, Hamza Bodlli, i cili ka marrë në drejtim operacionin për kapjen e autorit. Për arrestimin e Salikos është negociuar me familjarët. Kanë qenë këta të fundit ata që kanë bindur Julianin të vetëdorëzohet. Konflikti, sipas të dhënave paraprake, ka qenë i momentit dhe ka ndodhur në kohën kur Kastrioti ka parakaluar, pa ndonjë qëllim, por situata më pas ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit. Të dhënat e marra nga vëllai i Kastriotit kanë qenë të mjaftueshme për të bërë identifikimin paraprak të autorit, të cilin policia arriti ta vërë në pranga pas 60 minutave. Ngjarja e rëndë është cilësuar e zbardhur, kur dhe autori ka pranuar krimin në gjaknxehtësi e sipër. o.u