Merr peng prindërit për 3 ditë
I sëmuri depresiv mban peng prindërit e moshuar për tri ditë me radhë në çatinë e shtëpisë.
LIBRAZHD/ ALDO KOZARJA
Gjatë kohës që u ka privuar lirinë, ai nuk u ka dhënë atyre për të ngrënë, si edhe i ka keqtrajtuar fizikisht duke i shkaktuar plagë të rënda.
Mungesa e të zotëve të shtëpisë ka bërë që të afërmit e tyre të zbulonin atë që po ndodhte dhe të lajmëronin policinë, e cila ka realizuar mbrëmjen e së enjtes arrestimin e tij. Ngjarja e rëndë dhe e rrallë ka ndodhur në fshatin Qukës të rrethit të Librazhdit. Sipas policisë, Ardian Kopaçi, i njohur si person me probleme mendore, katër ditë më parë, pasi ka kaluar një krizë nervash, ka marrë me forcë prindërit e tij Shaban e Xhemile Kopaçi përkatësisht 82 dhe 63 vjeç dhe i ka ngjitur në katin e tretë të banesës, ende të papërfunduar. Burimet policore pohuan se, 31-vjeçari ka ushtruar mbi ta dhunë të vazhdueshme fizike, prej së cilës të moshuarit kanë marrë plagë në trup. Ajo çka i dha fund torturës së dy të moshuarve ishte pikasja nga ana e të afërmve të familjes, që jetonin aty pranë, se diçka jonormale po ndodhte në banesë. Duke pasur parasysh faktin që nuk i kishin parë të moshuarit për tri ditë ka bërë ata të tentojnë të futen në shtëpi. Por, sapo i janë afruar derës, kanë hasur në rezistencën e dhunshme të të sëmurit mendor, i cili duke mbajtur një thikë në dorë u ka kërkuar të largohen. Më pas të afërmit kanë njoftuar policinë e cila pas mbërritjes në vendngjarje në kohë rekord, ka nisur menjëherë negociatat me të sëmurin mendor. Uniformat blu të Librazhdit, pasi janë siguruar se 31–vjeçari nuk kishte armë tjetër përveçse thikës, kanë ndërhyrë duke e prangosur. Më pas polica ka nxjerrë nga vendi i izolimit dy të moshuarit, të cilët i ka shoqëruar për në ambientet e spitalit të qytetit të Librazhdit. Pasi janë ekzaminuar dhe i janë injektuar serume për të kompensuar mungesën e ushqimit prej ditësh ata janë dërguar në banesë, ndërkohë që 31-vjeçari Kopaçi u shoqërua për në komisariatin e policisë nën akuzën e pengmarrjes. Mësohet se për shkak të problemeve të tij mendore Kopaçi ishte bërë rrezik serioz edhe për banorët e zonës ku jeton dhe disa herë ai ishte shoqëruar nga policia në komisariatin e Librazhdit.
Kopaçin nuk e shtroi Psikiatriku
Ardian Kopaçi njihej nga të gjithë banorët e zonës si një njeri me probleme psikike. Për shkak të çekuilibrimit të tij mendor, ai është kuruar për disa kohë dhe në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Sipas të afërmve të tij, pas këtyre kurave ai është kthyer në banesë dhe nuk ka qëndruar si pacient në këtë spital.