Sherr per parkimin dy te plagosur dy te tjere ne pranga
TIRANE - Dy persona mbeten te plagosur rende me fraktura ne fytyre dhe pjese te ndryshme te trupit pas nje konflikti me dy persona te tjere ne nje vend parkimi makinash ne kryeqytet. Ngjarja ndodhi gjate oreve te vona te nates duke gdhire dita e djeshme ne rrugen Qemal Stafa prane Prokurorise se Pergjithshme ne Tirane. Sipas burimeve zyrtare nga policia mesohet se autore te plagosjes se dy personave jane Alban Zhupani 39 vjec dhe Genjan Allguri 37 vjec te dy nga Tirana. Te dyshuarit jane arrestuar ne flagrance nga efektivat e komisariatit nr.4 te cilet jane njoftuar nga kalimtare te rastit qe u bene deshmitare te ngjarjes. Sipas policise sherri ka ndodhur per shkak se dy te plagosurit kishin parkuar makinat ne vendet ku zakonisht parkonin autoret te cilet ishin shoke me njeri-tjetrin. Kaq ka mjaftuar dhe mes kater te rinjve ka nisur nje debat qe me pas eshte kthyer ne perleshje mes tyre ku autoret kane perdorur per te goditur veglat qe kishin ne bagazhin e makines mjete hekuri me te cilat kane gjuajtur ne fytyre dhe ne trup dy te demtuarit.