Lambsdorff: Bllokimi i kufirit për të keqen e Kosovës

Nikolaus Graf Lambsdorf
Sekretari i shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Nikolaus Graf Lambsdorff, pas takimit në Berlin me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti është shprehur se Vetëvendosja ka të drejtë të protestojë, por bllokimi i kufirit nuk i sjell asgjë të mirë Kosovës. Përkundrazi vetëm e dëmton atë.
Në një intervistë për Deutsche Ëelle Lambsdorf deklaroi se takimi me Kurtin është një procedurë normale pune. Kjo është një gjë normale, mua më intereson të dëgjoj edhe prej politikanëve të tjerë. Kurti është natyrisht një rast i posaçëm sepse partia e tij dhe ai vetë bëjnë opozitë jo vetëm në parlament, por edhe jashtë tij ka theksuar Lambsdorff.
I pyetur në lidhje me përpjekjet e Vetëvendosjes për të bllokuar dy herë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë Lambsdorff ka thënë se këto aksione nuk vlerësohen. Ne mendojmë se këto aksione, për shkaqe të ndryshme, nuk janë të mira. Këtë e ka bërë të qartë ambasadori ynë në Prishtinë disa herë, e këtë e kam thënë edhe unë.