"Midis tre kohëve", riintegrim për të burgosurit
Nën sloganin "Midis tre kohëve", Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zhvilloi një aktivitet për rehabilitimin e personave me liri të kufizuar. Në takimin që u zhvillua dje në ambientet e Teatrit Kombëtar morën pjesë përfaqësues të organizmave ndërkombëtare, artistët e mirënjohur të skenës shqiptare, si dhe drejtori i Burgjeve, Gazmend Dibra dhe zv/ministri i Drejtësisë, Ermal Dobi. Në fjalën përshëndetëse, Dibra tha se jemi të ndërgjegjshëm për ndryshimet rrënjësore që ka pësuar sistemi i burgjeve, si dhe trajtimi dhe perceptimi për njerëzit që vuajnë dënime. "Kemi bërë hapa përpara në vendosjen e standardeve bashkëkohore në legjislacion, infrastrukturorë duke krijuar siguri dhe trajtim human", tha Dibra. Më tej shtoi se janë hedhur baza të forta për riintegrimin e të dënuarve në shoqëri. "Trajtimi human i të dënuarve ka qenë dhe do të mbetet prioritet i yni, pasi vetëm në këtë mënyrë ne do të mundemi bashkërisht që këta individë që sot vuajnë një dënim, t‘i bëjmë të ndjehen të aftë të përballojnë zhvillimet në tërësi. Ministria e Drejtësisë përmes projekteve konkrete është përpjekur që të bëjë realitet këtë ndryshim rrënjësor në trajtimin e të dënuarve", tha ai.
Ndërkohë, zv/ministri i Drejtësisë Ermal Dobi u ndal kryesisht në investimet që ka kryer qeveria shqiptare në sistemin e burgjeve, sikundër e cilësoi si një hallkë shumë të rëndësishme në sistemin e zbatimit të vendimeve penale. Zv.ministri i Drejtësisë gjithashtu përmendi reformat e ndërmarra në legjislacion si dhe përmirësimin e kushteve në të gjitha burgjet.
Vlerësime shumë pozitive për ndryshimet e ndodhura në sistemin e burgjeve dhanë gjatë përshëndetjeve edhe artistët e mirënjohur Margarita Xhepa, Bujar Kapexhiu, Mirush Kabashi.
Aktiviteti "Midis tre kohëve" ishte i konceptuar në tre pjesë. Ai filloi me ekspozimin e punimeve artistike të punuara nga të dënuarit. Gjatë pjesës së parë u bë një rezyme e shkurtër e burgjeve në periudhën e sistemit komunist. Pjesa e dytë prezantoi fillimin e ndryshimeve demokratike me ndërtimin e burgjeve të reja konform standardeve europiane dhe rikonstruksionin e burgjeve ekzistuese. Pjesa e tretë e aktivitetit ishte prezantimi i punës nga Sektori i Problemeve Shoqërore në D.P.B. në bashkëpunim me stafet e Shërbimit të Kujdesit Social.