E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Fier, gjyshi kishte lidhur nipin

Disa ditë më parë, në Levan të Fierit u zbulua rasti i një 22-vjeçari rom, të sëmurë mendor dhe fizik, që për tre vjet me radhë u mbajt i lidhur me zinxhir nga familjarët. Sipas familjarëve të tij ai shfaqte shenja të theksuara agresiviteti dhe për këtë arsye mbahej "i burgosur" në një kasolle pranë banesës. Për gjyshin e tij, Kamberin, 22-vjeçari disa herë ka shfaqur shenja dhune kundrejt të afërmve, por dhe personave të tjerë. 22-vjeçari i përket komunitetit rom dhe prindërit e kanë braktisur qëkur ka qenë foshnjë. Prej disa vitesh ai jetonte në kujdestarinë e gjyshit, Kamber Rasho. Aktualisht, ai është dërguar për kurim në spitalin psikiatrik të Vlorës, ndërkohë që dy ditë pas shtimit të tij, policia nisi procedimin penal ndaj gjyshit për "heqje të paligjshme të lirisë së tjetrit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›