Betejë midis shqiptarëve dhe rumunëve
Sherri
Një “betejë” midis dy grupeve shqiptare e rumune ka ndodhur dy net më parë në qytetin e Frosinones në Itali. Vendi ku janë grindur grupet ka përfunduar si një arenë e vërtetë, ku janë përdorur të gjitha mjetet e mprehta, nga thikat e deri te shishet e qelqit. Zona përreth vendit është terrorizuar dhe janë larguar me shpejtësi duke shpëtuar fëmijët. Megjithatë, pas denoncimit, personat e plagosur janë larguar nga frika e ndonjë arrestimi. Bilanci ka qenë tragjik, me disa të plagosur. Vetëm dy persona janë ndaluar.
#