E Diel, 1 Nëntor 2026

Peng biznesmenin, nën akuzë dy të rinjtë

Dosja

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për Fatmir Memlikajn dhe Julian Todhen të akuzuar për gjobëvënie ndaj një tregtari nga Vlora. Autorët i kishin ngritur kurth tregtarit nga Vlora, i cili kishte ardhur për të sqaruar konfliktin që ishte krijuar me mesazhe telefonike. Disa kohë para arrestimit, Anesti A., tregtar, i cili ka një magazinë fruta-perimesh në Vlorë, kishte komunikuar rastësisht me një numër telefonik, duke shkëmbyer mesazhe. Më pas, shkëmbimi i sms-ve është ashpërsuar dhe dy palët kanë nisur të ofendojnë dhe kërcënojnë njëri-tjetrin për shqetësimin e krijuar. Kjo ka zgjatur edhe më shumë, duke kaluar në kërcënime serioze për jetën. Kur kanë mbërritur në këtë fazë, autorët e ngjarjes, Fatmir Memlikaj dhe Julian Todhe, përkatësisht 36 dhe 20 vjeç, kanë futur në lojë një femër. Ajo i ka telefonuar tregtarit nga Vlora dhe ka nisur të komunikojë edhe me sms. Gjatë këtij komunikimi kanë lënë takim në Tiranë, ku do të sqaronin edhe debatin. Tregtari ka marrë automjetin dhe ka shkuar në Laprakë. Në këtë moment është marrë peng nga dy personat e akuzuar, duke e goditur me ç’të mundin.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›