E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaçka: “Asgjë nuk e ndal opozitën në të drejtën e saj”

Autori i Lajmit: Redaksia
Ashpërsohet edhe më shumë gjuha politike pas një lumë deklaratash dhe kundërdeklaratash mes socialistëve dhe demokratëve, të cilët nuk janë kursyer as në ditën e festës kombëtare. Pak orë pasi kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, doli me deklarata të ngjashme për familjen Rama, ka reaguar Olta Xhaçka, deputete e Partisë Socialiste. “Shikojini o popull si janë turrur pushtetarët në sulm ndaj opozitës duke përsëritur si papagaj të hallakatur fjalët e Çafkës që kemi kryeministër. I turr drejt nesh frika e madhe që e xhindos hajdutin e kapur me presh në duar dhe e gënjen mendja të gjorin Sali me patozët e tij se do ta fshehin pas malit të shpifjeve të vërtetën që mbajnë peng në kuti! Asgjë nuk e ndal opozitën në të drejtën e saj, jo më Çafka Sali me papagajtë e tij”, - pohoi deputetja Xhaçka.

Ky lajm është publikuar: 29/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›