Komisioneri i ri i Zgjerimit të BE: “Integrimi i Ballkanit do të vazhdojë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Komisioneri i ri evropian i Zgjerimit, Shtefan Fuele, ka folur për herë të parë pas emërimit në këtë post nga presidenti i KE, Barroso. Fuele ka thënë se Ballkani nuk do të mbetet anash, por do të integrohet. Duke folur për mediat ceke, ai ka thënë se është e domosdoshme të vazhdojnë bisedimet për zgjerimin e bllokut me anëtarë të rinj. Fuele u tha mediave çeke se Ballkani Perëndimor së bashku me Kroacinë dhe Turqinë janë vendet që ai tani do ti vizitojë më shpesh. Duele ka theksuar se ka qenë më parë në Serbi, Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci, por jo në Shqipëri. Sipas tij, nuk është momenti për të supozuar se cili do të mund të bëhet anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian. Sidoqoftë, dy vende janë në listën kryesore për të hyrë të parat, Kroacia dhe Islanda, vendet e tjera kandidate janë Turqia dhe Maqedonia, ndërsa vendet që presin të marrin statusin e kandidatit janë Shqipëria dhe Mali i Zi, ndërkohë Serbia ende nuk e ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim. Komisioneri i ri i Zgjerimit ka pasur disa poste në politikën dhe diplomacinë çeke. Ai në fakt ka një të kaluar komuniste, pasi ka qenë anëtar i kësaj partie, por ai është mbështetës i hyrjes së vendeve ballkanike në NATO dhe BE. Çekia euroskeptike nuk u ndëshkua nga Bashkimi Evropian, pasi pengoi dhe vonoi miratimin e Traktatit të Lisbonës. Kërkesa e Shqipërisë për në BE u pranua nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian dhe tani pritet që Komisioni Evropian të japë një opinion për Shqipërinë, gjë që do të ndodhë brenda vitit që vjen.
Ky lajm është publikuar: 29/11/2009