E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpoli ekstradohet atentatori i te fortit te Rruges se Kavajes

TIRAN- Atentatori i djemve te Rruges se Kavajes ekstradohet nga Mynihu i Gjermanise ku ishte arrestuar qe ne vitin 2003 per ekstradimin e tij drejt Shqiperise. Arsim Lita i denuar nga Gjykata e Tiranes me 29 mars 2003 me 20 vite burg vrasjen mbetur ne tentative te Ilir Boroves dhe vrasjen e Ilirjan Zhupanit ngjarje e ndodhur me 7 nentor te vitit 2001 ne bulevardin Bajram Curri ne uren prane ATSH-se. Ekstradimi i Lites u be i ditur dje zyrtarisht nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit ne nje deklarim zyrtar te saj. Me date 14 janar 2011 rreth ores 1220 nga Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Mynihu i Gjermanise drejt vendit tone i Arsim Lites 33 vjec nga Kukesi Banues ne fshatin Domje te Tiranes.

Sipas Policise Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane me vendimin nr. 342 te date 29 mars te vitit 2005 eshte denuar me 24 vite burg per krimet e vrasjes vrasjes se mbetur ne tentative dhe Armembajtjes pa leje ndaj dy personave. Ngjarja per te cilen eshte denuar dhe ekstraduar Lita i perket 7 nentorit te vitit 2001 kur Lita tentoi te vriste ne nje atentat Ilir Boroven i cili ndodhej ne sediljen e pasagjerit te nje automjeti qe drejtohej nga Ilirjan Zhupani. Borova mbeti i plagosur kurse Zhupani mbeti i vdekur nga plaget e marra ne atentat. Sipas policise qe i referohet vendimit te Gjykates Lita akuzohet se ka tentuar ta kryeje kete veprim ne bashkepunim me dy persona te tjere te cilet sot e kesaj dite kane mbetur te paidentifikuar.

Nga hetimi qe kreu policia pas ngjarjes nje nga pistat e hetimit ishte se krimi qe kryer me pagese dhe se Lita nje nga autoret ishte paguar per te kryer krimin. Madje dyshimet e policise ishin se autori i krimit punonte per llogari te grupit rival te Djemve te rruges se Kavajes. Me pare Ilir Boroves ne dy atentate te ndryshme i ishin vrare vellezerit Ervin dhe Ergys Borova krime qe sipas policise lidheshin me vrasjet e grupeve rivale. Mes ketij grupi dhe grupit rival nisi nje seri hakmarrjeje duke shenuar mes tyre pas ndarjes se grupit i cili me pare kishte funksionuar si nje i tille. Nga kjo histori e nje seriali hakmarrjeje mes dy grupeve gjate viteve 1999- 2002 mbeten te vrare ne teper rreth 19 persona. Arsim Lita ishte arrestuar nga Policia Gjermane me 17 shtator te vitit 2003 ndersa ai ishte ne listen e personave ne kerkim. Pas me teper se shtate vite qendrim ne Gjermani Lita u ekstradua drejt Shqiperise per te vuajtur denimin per krimin e kryer ne Shqiperi.

Seriali i hakmarrjes se grupit te djemve te rruges se Durresit
Viti 1999 shenohet ne kalendar si viti i ndarjes se grupit. Sipas referimeve te policise ne periudhen e ketyre krimeve policia si shkak te mundshem te ngjarjes rendiste prishjen e pazareve ne trafiqe te ndryshme. Pavaresisht ketyre versioneve te policise ato asnjehere nuk u vertetuan zyrtarisht. Krisja e pare nisi me 27 mars te vitit 1999 ne afersi te lokalit VIP prane ish-Bllokut u ekzekutua Ervin Borova. Kjo sherbeu ne te njejten kohe si start i vrasjeve te djemve te Rruges se Kavajes qe njiheshin ne zhargonin policor edhe me emrin Djemte Rruges se Durresit Autori i kesaj vrasjeje ende nuk ishte identifikuar nga policia. Kohe me vone familja Borova pesoi edhe nje viktime tjeter Vellai i Ervinit Ergysi u qellua per vdekje ne 4 maj te 1999-es ne banesen e tij ne Tirane. Me 22 qershor te vitit 1999 ne periferi te Tiranes prane Fushes se druve ekzekutohen me antitank Denis Gina dhe Median Shehu te cilet ne momentin e atentatit po udhetonin me nje veture Nissan Terrano te blinduar. Krimi sipas dyshimeve te policise lidhej me vrasjet e mesiperme. Vrasja e Gines dhe e Shehut mund te konsiderohet si nje nder krimet me te pergatitura dhe te menduara mire duke e renditur atentatin me antitank si nder me te bujshmit ne ate kohe ne Tirane. Ne pak ore policia arrestoi autoret e dyshuar ishin Ilir Bardhi e Genc Ferhati. Vrasja e djemve te Rruges se Kavajes eshte cilesuar sipas policise edhe ajo e Elton Zajmit me 14 dhjetor 1999-es ku sipas uniformave blu autori ishte Andi Hasani. Pak dite pas vrasjes se Zaimit shenohet atentati i radhes. Me 23 dhjetor 1999 prane Presidences u ekzekutuan Santiliano Elezi dhe Fatmir Hado. Te njejtin fat po me 11 janar 2000 pati Andi Hasani Sokol Alushi si dhe Gazmend Zeneli. Ne vitin 2003 vellai i tij Arjan Zeneli i njohur me nofken Gaforrja u ekzekutua ne rrugen Irfan Tomini. Seriali mori permasa edhe me te frikshme kur me 9 mars te vitit 2000 ne Burgun 313 u ekzekutua me nje arme tip snajper ne qeli nga pallati perballe godines se burgut Ilir Bardhi. Bardhi ishte i arrestuar per atentatin ndaj Denis Gines dhe ishte nen hetim dhe ishte izoluar ne burg. Per ngjarjen e mesiperme policia arrestoi Roland Kostaren ndersa i dyshuari Alban Dani mundi te largohej. Pak momente pas krimit Kostare u arrestua nga nje nderhyrje e rrufeshme e RENEA-s efektivet e se ciles ishin fare prane godines se burgut. I dyshuari tjeter i krimit Alban Dani u ekzekutua ne Durres ne pisten Iliria ne vitin 2001. Pak kohe pas ketij krimi ndodhi atentati ndaj Ilir Boroves vellait te trete te vellezerve te vrare me 1999 Ervinit dhe Ergysit. Nga ky atentat mbeti i vdekur shoku i tij Ilirjan Zhupani. Me 1 prill te vitit 2002 sipas uniformave blu te kryeqytetit vritet Erald Hashorva ngjarje e cila sot e kesaj dite ka mbetur pa autor.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›