Acarohet situata politike në Kosovë

16/04/2005 “Dosja” e SHIK-ut dhe “plumbat” e “Sigurimit të Atdheut”
Përderisa SHIK-u konsiderohet si “strukturë paralele” e Partisë Demokratike të Kosovës, organizata “Sigurimi i Atdheut” mendohet se është vënë në mbështetje të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Situata politike në Kosovë, kohëve të fundit ka shënuar një ngritje të temperaturës, gjë që flet për një acarim të faktorit politik e institucional, përkatësisht mes opozitës dhe pozitës. ǒështë e vërteta, ky konflikt ka prejardhje prej kohës së formimit të institucioneve të Kosovës, kur për herë të parë në Kosovën e pasluftës u nda pushteti në pozitë dhe opozitë. Por, ky konflikt mori përmasa të mëdha, sidomos ditëve të fundit, kur udhëheqja politike e PDK-së (që kryesohet nga Hashim Thaçi) publikoi një “dosje” prej 30 faqesh, në të cilën drejtpërdrejt akuzohen zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Adem Salihaj dhe tri ministra të tjerë, të gjithë këta nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas kësaj “aktakuze”, kjo pjesë e kabinetit qeveritar është e përfshirë në veprimtari kriminale dhe si e tillë është duke penguar proceset politike e demokratike në Kosovë. Zyrtarët e PDK-së nuk kanë treguar prejardhjen e hartimit të kësaj “dosje”, por ata, pas një presioni medial, këtë “aktakuzë” të tyre e kanë dorëzuar fillimisht në UNMIK, e më pas edhe në polici.
Ndërkohë, zyrtarët civilë ndërkombëtarë, por edhe ata të policisë së UNMIK-ut e kanë marrë seriozisht këtë punë dhe, sipas tyre, “...janë duke e hetuar këtë çështje”. Vetë shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen ka deklaruar se, UNMIK-u është i shqetësuar, ndërkaq zëdhënësi i UNMIK-ut, Niraj Sing, ka deklaruar se ata janë duke hetuar këtë rast. Por një pjesë e mediave në Kosovë, nuk kanë hezituar të publikojnë informacionet e tyre, që kanë çuar në lidhjet e ngushta mes PDK-së dhe SHIK-ut (Shërbimit Informativ të Kosovës), duke aluduar kështu edhe prejardhjen e kësaj “dosje”. Vetë lidhjet e ngushta të një pjese të kreut të PDK-së me struktura të SHIK-ut në Kosovë, janë një argument më shumë për të konkluduar se autorë të kësaj “dosje” janë pjesëtarë të SHIK-ut, që veprojnë gjysëmilegalisht anembanë Kosovës.
Por, përderisa për lidhjet e ngushta mes SHIK-ut dhe PDK-së vetëm mund të aludohet me faktet e lartpërmendura, në skenën e mediave elektronike e të shkruar ka dalë edhe një organizatë tjetër, e quajtur me emrin “Sigurimi i Atdheut”. Kjo organizatë tash për tash “misterioze”, veprimtarinë e vet e ka propaganduar vetëm përmes komunikatave të dërguara përmes postave elektronike. Prejardhja e tyre nuk dihet, ndërka autor i këtyre komunikatave është nënshkruar si “kolonel R.Miftari – S.I.A”. Deklaratën e parë për shtyp e ka lëshuar më 16 janar të 2004-ës, por në datën 4 janar të atij viti, e cila është edhe dita kur është vrarë në Pejë kolonel Tahir Zemaj. Ajo që dihet dhe që është thënë përmes komunikatave del se, “Sigurimi i Atdheut” është vënë në mbrojtje të zyrtarëve të lartë të LDK-së, që akuzohen nga PDK-ja, siç thuhet: “...për implikim në krimin e organizuar në Kosovë”. Kështu në komunikatën e fundit të datës 11 prill 2005, “Sigurimi i Atdheut” pos që merr në mbrojtje zëvendëskryeministrin Adem Salihaj dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar, ua tërheq vërejtjen Bujar Bukoshit (ish-zyrtar i lartë i LDK-së dhe ish-kryeminstër i Kosovës në ekzil), Jakup Krasniqit (sekretar i përgjithshëm i PDK-së), Veton Surroit (kryetar i grupit politik “ORA) dhe Faik Granicës (kryetar aktual i Komunës së Ferizajt, i përjashtuar kohë më parë nga LDK-ja), që të mos “...degradojnë Qeverinë e Pavarësisë së Kosovës... Provoni dhe dërgoni dosje në gjykatë apo kudo tjetër, atëherë do të merrni përgjigjen konkrete nga “SIA”... “Sigurimi i Atdheut” është në mbrojtje të Pavarësisë së Kosovës dhe frymës kombëtare që mbështetet nga Presidenti Ibrahim Rugova. “Sigurimi i Atdheut” do të godasë në të gjitha format, pa paralajmërim, të gjithë kundërshtarët e Pavarësisë së Kosovës dhe të dr.Ibrahim Rugovës”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e fundit të “Sigurimit të Atdheut”.
Ndërkohë, vetë Zyra e Presidentit Rugova dhe zyrtarë të lartë të LDK-së kanë deklaruar se nuk kanë kurrfarë lidhjesh dhe njohurish për këtë organizatë. Vetë Adem Salihaj, “i akuzuar” si një ndër kryesorët, ka deklaruar se “S.I.A. për atë është një organizatë misterioze”.
Se ç’ka ka të vërtetë në gjithë këtë “aferë” politike e institucionale, mbetet të shihet në të ardhmen. Madje, zbulimin e këtij misteri mbetet ta kryejnë organet e hetuesisë dhe policisë. Por, një gjë është e sigurtë, se në rast të nxjerrjes së rezultatit përfundimtar, të dyja palët do të dalin humbës. Kështu, nëse policia e UNMIK-ut dhe hetuesia ndërkombëtare nuk gjen gjurmë të implikimit të zyrtarëve qeveritarë në veprimtari kriminale, atëherë PDK-ja do të humbë seriozitetin e veprimit politik dhe çdo akuzë tjetër e veprimit opozitar do të konsiderohet qesharake dhe joserioze. Në anën tjetër, nëse eventualisht policët dhe hetuesit ndërkombëtarë gjejnë ndonjë gjurmë të implikimit qeveritar në krimin e organizuar, atëherë pasojat për kabinetin qeveritar, por edhe për LDK-në, do të jenë të mëdha.
Deri më tash, gjithçka në Kosovë mbetet në stadin e fjalorit policor: “Hetimet vazhdojnë!”.
Si lindi UÇK-ja
Më 28 nëntor të vitit 1997, në varrimin e mësuesit Halit Geci nga fshati Laushë e Skënderajt të Drenicës, për herë të parë, dy pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me fytyrë të mbuluar me maska, por të veshur në uniformë të UÇK-së, iu drejtuan masës së tubuar me një fjalim dhe kështu për herë të parë UÇK-ja doli dhe foli publikisht. Katër muaj më pas, në fillim të marsit të vitit 1998, në sulmin e policisë serbe në fshatin Prekaz të Skënderajt, u bë e ditur se ra heroikisht komandanti i UÇK-së, Adem Jashari. Më pastaj, UÇK-ja u bë realitet i gjallë në Kosovë deri në shtator të vitit 1999, kur nën trysninë e faktorit ndërkombëtar u detyrua të transformohet në TMK – Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Se kur u formua për herë të parë UÇK-ja, kur dhe kush e mori vendimin që ajo të marrë këtë emër, kush kanë qenë themeluesit e parë dhe pyetje të tjera, janë shtruar disa herë si në kohën e luftës, ashtu edhe pas saj. Ndërkaq përgjigjet e derimëtashme kanë qenë ose individuale, ose politike, gjë që lënë mundësinë e “spekulimeve” të ndryshme për datëlindjen e saktë të UÇK-së si dhe për themeluesit e saj. Sidoqoftë, ajo që dihet është fakti se, UÇK-ja është themeluar disa vite para eskalimit të luftës në Kosovë dhe disa prej themeluesve dhe drejtuesve të saj, ose kanë rënë dëshmorë, ose sot janë personalitete të jetës politike. Kështu, historia e UÇK-së ka marrë fund me përfundimin e luftës në Kosovë. Sot UÇK-ja është vetëm një emër i lavdishëm i luftës për liri të popullit të Kosovës.
UÇPMB-ja në Luginën e Preshevës dhe UÇK-ja në Maqedoni
Por me përfundimin e luftës në Kosovë, nuk përfunduan edhe “apetitet” e shqiptarëve jashtë shtetit amë, Shqipërisë, për formimin e ushtrive shqiptare dhe për çlirimin e tyre kombëtar. Vetëm një vit pas përfundimit të luftës në Kosovë, në rajonet e banuara me shqiptarë në Serbinë Jugore, pra në rajonet e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës, doli në skenë UÇPMB-ja, e njohur si Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Kjo ushtri u përball me forcat serbe në këtë rajon dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të faktorit ndërkombëtar, sidomos atij amerikan, u arrit që pas më shumë se një viti të veprimit, edhe kjo ushtri të demilitarizohet. Një marrëveshje mes palës serbe dhe pjesëtarëve të UÇPMB-së e arritur në fshatin Konçull, në prani të përfaqësuesve amerikanë, i dha fund ekzistimit të kësaj ushtrie të re në Ballkanin ende të trazuar.
Por, kur u mendua se krismat e luftës morën fund, tensionimi i situatës në Maqedoni nxori në skenë edhe një ushtri shqiptare shqiptare. Përsëri një UÇK tjetër, por kësaj radhe me emrin e deshifruar: Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Do të mbahet një marrëveshje paqësore, e quajtur Marrëveshja e Ohrit, ajo që do të qetësojë situatën në këtë ish-republikë jugosllave, që sot njihet si shtet i brishtë me emrin e kontestuar Maqedoni. Kështu, pra, edhe UÇK-ja e shqiptarëve të Maqedonisë do t’i dorëzojë armët dhe do të hyjë në histori si ushtri e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.
Kush është Armata Kombëtare Shqiptare
Ky emër i kësaj ushtrie shqiptare ka dalë në skenë vetëm pak kohë pas transformimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht pas shformimit të ushtrisë çlirimtare për Preshevë, Bujanovc e Medvegjë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Maqedonisë. Në fakt, komunikatat e para të kësaj ushtrie janë lançuar në opinion, sidomos pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, të cilën krerët e kësaj ushtrie e kanë quajtur si “të dëmshme dhe tradhtare”. Të parën “luftë” AKSH-ja e ka filluar në taborrin medial, duke dërguar komunikata dhe deklarata për opinion për çështje të ndryshme të zhvillimeve në rajon. Me nënshkrimet Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin, Prevezë, AKSH-ja më 2 nëntor të vitit 2002, u ka bërë një thirrje të gjithë shqiptarëve me apelin: Të gjithë në front dhe gjithçka për frontin!”. Në këtë thirrje ndër të tjerash thuhet se, “Të bindur se populli shqiptar, kudo që ai gjendet (në hapësirat shqiptare të Shqipërisë Etnike apo në diasporë), dalngadalë ka filluar të vetëdijësohet se: edhe pse zhvilloi tri luftëra, përsëri nuk e arriti qëllimin, aspiratën dhe të drejtën historike për t'u ribashkuar si komb në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan, qëllim, aspiratë dhe betim ky edhe i dëshmorëve të kombit të rënë gjatë gjithë historisë sonë shekullore të shkruar me gjak e barot dhe, sidomos i dëshmorëve të tri luftërave të zhvilluara gjatë viteve të fundit. Ndërkaq në një deklaratë po ashtu për opinion, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), gjithë shqiptarëve, kudo që ata gjenden, në të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike dhe në diasporë, iu drejtohet me thirrje: “Për bashkim në Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe në strukturat e tij: Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH), Sigurimin Kombëtar Shqiptar (SKSH) dhe Fondin Kombëtar Shqiptar (FKSH). AKSH-ja deri më tash nuk është dukur në skenë në trojet etnike shqiptare jashtë Shqipërisë dhe sot kjo ushtri më tepër njihet si “ushtri e internetit”.