E Diel, 1 Nëntor 2026

Pique kritikon gazetarin që votoi Ronaldon

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka kritikuar gazetarin spanjoll që votoi për Cristiano Ronaldon para Andres Iniestas për çmimin e futbollistit më të mirë evropian për sezonin 2011-12.

Gazetari i Marcas, Francisco Justicia zgjodhi Ronaldon para Iniestas. Megjithatë, Iniesta në fund triumfoi me 19 vota, kundër 17 sa tubuan Ronaldo dhe bashkëlojtari i tij nga Barcelona, Lionel Messi. Megjithatë Pique ishte i pakënaqur me Justician.

“Uroj gazetarin nga Spanja që nuk e votoi Andres Iniestan”, shkroi Pique në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›