E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adam rrezikon sezonin

Mesfushori i Liverpoolit, Charlie Adam rrezikon të mos luajë më gjatë këtij sezoni për shkak të një lëndimi në gju që pësoi në humbjen 3-2 në QPR më 21 mars, ka njoftuar BBC Sport.

Kurse klubi ka bërë të ditur se Adam nuk ka nevojë të operohet dhe shpreson se ai do të jetë në gjendje të luajë sërish këtë sezon.

“Ende nuk e kemi përjashtuar për pjesën e mbetur të sezonit. Jemi në pritje të shohim se si do të vazhdojë gjendja e tij”, deklaroi menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›