E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba respekton Benfican

Sulmuesi i Chelseas, Didier Drogba ka shfaqur respektin e tij për Benfican, pavarësisht fitores 1-0 në udhëtim në duelin e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ishte xhiruar duke festuar kur Benfica u tërhoq për kundërshtare e Chelseas. Skuadra londineze fitoi në Estadio da Luz të martën, ku Drogba nuk u paraqit.

Por, ai tha për L’Equipe: “Është rezultat i mirë. Por, ne kemi respekt të madh për Benfican. Do të marrim me seriozitet ndeshjen e kthimit”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›