Dinamo mund Teutën dhe ndan kreun me Besën
Dinamo ruan vazhdimësinë: koleksionon edhe fitoren e tretë radhazi në këto tri ndeshjet e para të Kategorisë Superiore për sezonin 2009-2010. Blutë, të drejtuar nga trajneri Shkëlqim Muça, kanë mundur në kryeqytet Teutën me rezultatin e ngushtë 1-0, në një ndeshje shumë luftarake, por që nuk ka dhuruar emocione të shumta. Megjithatë, më kërkues kanë qenë dinamovitët, të cilët kanë këmbëngulur shumë në kërkim të golit të avantazhit, që do të vinte vetëm pas minutës së 31‘: ai që mendon për Dinamon, është pikërisht ish-sulmuesi i Partizanit, Elis Bakaj, i cili ka realizuar golin e vetëm të fitores ndaj durrsakëve. Pjesa tjetër e ndeshjes nuk ka pasur shumë histori. Gjithsesi, këto tri pikë të marra nga blutë kanë qenë të rëndësishme për sa i përket klasifikimit të Dinamos. Tashmë skuadra e Muçës në kuotën e 9 pikëve të plota pas 3 ndeshjesh e ndan kreun e renditjes me Besën.