Murinjo: Lacio-Juventus? E fika televizorin pas golit të anuluar
Para fërshëllimës për fillimin e ndeshjes Inter-Parma, trajneri i Interit, Zhoze Murinjo, është ndalur të flasë në mikrofonat e "Sky" në lidhje me një batutë të mundshme të tij për golin e anuluar të Maurit në rastin e ndeshjes së luajtur të shtunën në mbrëmje Lacio-Juventus. "E kam parë ndeshjen, ka thënë tekniku zikaltër, deri në momentin e golit të anuluar të Lacios. Më pas e kam fikur televizorin". Ndërsa në përfundim të ndeshjes ndaj Parmës, është ndalur të sqarojë lojën e skuadrës së tij ndaj Parmës, ku mori një fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme për të ndenjur në ndjekje të Juventusit. "Kishim disa mungesa si ajo e Stankoviç e Kivu. Meritën kryesore në këtë takim e ka Eto‘o, i cili me golin e tij në pjesën e dytë e zhbllokoi ndeshjen, të cilën po e dominonim. Më pas skuadra ishte më e çliruar dhe goli i dytë me Militon, i vuri kapak fitores". Më pas "Sky" ka folur edhe me presidentin zikaltër, Masimo Morati.
Juvja, gjithnjë e më antagoniste në krahasim me Interin?
Po bën një lojë të mirë. Në këto momente mund të jetë edhe një motivim më shumë për ne.
Edhe ju si Murinjo, jeni i vëmendshëm dhe nuk flini natën?
Tamam ashtu.
Murinjo ka thënë se ka parë Lazio-Juve deri te goli i anuluar i Maurit...
Edhe unë mendoj se ishte një gol i rregullt. Ndoshta është anuluar në mënyrë të drejtë, nuk di të them me siguri. Duhet t‘i bëj komplimente Lacios, sepse më është duke e vendosur mirë në fushë, një skuadër bukur, jam i kënaqur edhe për Kruz, i cili po lëviz mirë mes të asaj skuadre.
Ke kontaktuar me Ibrahimoviç gjatë këtyre ditëve, a keni ndërmend ta bëni?
Jo. Pastaj, para ndeshjes nuk mund duket lëvizje simpatike, edhe pse kam parë që ka përmirësuar shumë. Pas javës së kaluar, këtë herë mu duk më i ndjeshëm në lidhje me Interin.
Është e vërtetë që para se të ikte, Ibrahimoviç ju shkruante sms, në të cilat ju thoshte se këtë vit do të fitojmë gjithçka?
Jo, kështu jo. Që ai e mendonte gjithnjë kur ishte pjesë e Interit, nuk duhet vënë në dyshim, por që të më ketë nisur mesazhe të tilla, jo.