E Shtunë, 31 Tetor 2026

Herta sërish në gjurmët e Xhemailit

Herta e Berlinit rikthehet në gjurmët e Blerim Xhemailit. Klubi nga Bundesliga Gjermane vazhdon të kërkojë me dëshpërim shërbimet e një mesfushori shkatërrues, për t‘u përforcuar në sezonin e ardhshëm. Refuzimi i brazilianit Mineiro, që nuk pranoi të luante në kryeqytetin gjerman, bëri që klubi të shohë për alternativa të tjera. Mes emrave që figurojnë në listën e menaxherit Dieter Hënes figuron edhe ai i shqiptarit nga Maqedonia, që luan me kombëtaren zvicerane. Herta kishte tentuar të afronte Xhemailin që prej merkatos së janarit, periudhë kur lojtari kishte shumë probleme dhe kërkonte largimin nga anglezët e Boltonit. Pak ditë më parë, Herta ishte shprehur e interesuar edhe për Debatik Currin e Armend Dallkun.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›