Luftëtari, pa asnjë lloj stresi ndaj Elbasanit
Trajneri Hysi thekson se të tijtë do të luftojnë me shpirt gare për të marrë 3 pikët e radhës ndaj një kundërshtari për tu vlerësuar
Në stadiumin Gjirokastra do të bëhen sot shkarkesat, që e kanë zanafillën e tensionit që pas javës së 4t të këtij kampionati, ku, sipas kalendarit, në të 5-tën do të bëhej ndeshja Luftëtari-Elbasani, por që u shty.
Luftëtari është përgatitur për të fituar 3-pikëshin, por edhe Elbasani po të njëjtën gjë ka bërë, madje në deklaratat e përfaqësuesve të tij theksohet se në Gjirokastër do të marrë kthesën aq të lakmuar, por edhe aspak të lehtë. I favorizuar është ekipi gjirokastrit, por futbolli nuk i respekton ligjet e logjikës, ashtu sikundër edhe shkarkesat jo rrallë godasin aty ku nuk pritet.
Trajneri Hysi Trajneri i Luftëtarit, Mustafa Hysi, për ndeshjen e sotme shprehet: Ndeshja me Elbasanin është ndër më kryesoret e këtij kampionati, pasi dy ekipet pretendojnë superligën dhe janë në pozicione të tilla, ku u duhet fitorja.
Luftëtarit i duhet për të konsoliduar pozitat e tij kryesuese, kurse Elbasanit për ti përmirësuar ato dhe për të herë më pas në 4-shen e parë. Pra, nga sa them, kuptohet që do të kemi një përballje të fortë dhe pa dyshim, përveç fatit, rol përcaktues do të luajnë gabimet e së cilës palë.
Futbollistët tanë janë të ndërgjegjshëm se nuk është se me këtë ndeshje mbyllet kampionati, por që fitorja e lehtëson rrugën tonë drejt realizimit të objektivit, kështu që do të luftojmë pa asnjë lloj stresi për të fituar 3 pikët.
Ne e respektojmë Elbasanin si një ndër kundërshtarët më dinjitozë dhe nuk mund ta paracaktojmë rezultatin, sepse edhe rasti ynë i fundit tregon senë Kavajë ai (rezultati) me Besën ishte i hapur deri në çastet e fundit, kur u fiksua barazimi.
Për një gjë jam i sigurt: futbollistët tanë edhe në këtë ndeshje do të luftojnë me shpirt gare të lartë, si grup, në kërkim të fitores, gjithmonë me lojë korrekte. Nuk përjashtohet edhe mundësia që ky duel të ketë një zgjidhje episodike.
6 pikë
Përpara është ekipi gjirokastrit, që i ka fituar të gjitha ndeshjet në fushën e tij (4), kurse ekipi elbasanas nuk ka mundur të marrë asnjë fitore jashtë fushe (3 humbje dhe 1 barazim.
5 pikë
diferencë me vendin e dytë (Besëlidhja) mund të ketë Luftëtari, nëse fiton sot me Elbasanin
