Adem Arapi: Si më torturoi Banda e Lushnjës
Një i moshuar ka rrëfyer dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda torturat që ka pësuar nga Banda e Lushnjës. Adem Arapi ka treguar se Ilir Stërgu dhe Arben Boriçi, dy "ushtarët" e Aldo Bares, e kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore. Ata e kanë futur në një garazh, që dyshohet se është i kreut të bandës Aldo Bare dhe i kanë bërë presion të tregonte vendndodhjen e Gramoz Selmanit, një prej anëtarëve të Bandës së Artur Dajës, i cili njihej si kundërshtar i Aldo Bares. Arapi ka dëshmuar se si pasojë e dhunës ka përfunduar pa ndjenja në spital, madje Stërgu dhe Boriçi kishin tentuar ta varrosnin të gjallë.
Dëshmia
Adem Arapi ka filluar dëshmitë me fjalët se "ushtarët e Aldo Bares më torturuan derisa më lanë pa ndjenja". I moshuari rrëfeu para Gjykatës së Krimeve të Rënda momentet e tmerrit që ka përjetuar në garazhin e kapos së Bandës së Lushnjës. "Isha në rrugë kur më morën me forcë Arben Boriçi dhe Ilir Stërgu. Më futën në një garazh dhe më lidhën. Më kanë torturuar në mënyrën më çnjerëzore, pasi donin të dinin ku ishte Gramoz Selmani. Më pyesnin: Ku është Gramozi, ku është Gramozi? por unë nuk kisha çfarë t‘u thosha, sepse nuk e dija ku ndodhej", tha dëshmitari Arapi, i cili i shpjegoi gjykatës se Gramoz Selmani ishte një ndër kundërshtarët e Alfred Shkurtit (alias Aldo Bares) dhe ishte kunati i motrës së tij dhe për këtë arsye njerëzit e tij e kishin rrëmbyer me qëllim që t‘u tregonte se ku ndodhej. "Mbasi më çuan me një makinë të zezë te garazhi prapa Komisariatit të Policisë, aty më kanë lidhur duart me pranga prapa dhe mbi 15 veta më kanë torturuar duke më qëlluar me bishta lopate, shkelma pistoleta. Duke më ofenduar më thoshin të fshija gjakun, pasi u kisha bërë garazhin me gjak. Atë ditë më kanë marrë në mëngjes dhe më kanë mbajtur nën torturë deri në orën 13.30. Teksa po më keqtrajtonin në garazh erdhi edhe Leonard Prifti (vrarë më 2005-n). Më rrahën derisa mua më ka rënë të fikët. Më pas më kishin hedhur në rrugë dhe prej andej nuk e di kush më ka marrë dhe dërguar në spital", tha i moshuari.
Torturat
Duket se torturat nuk kishin të mbaruar për Adem Arapin. Megjithëse ishte i keqtrajtuar dhe kishte nevojë për trajtim mjekësor, mjekët e Spitalit të Lushnjës kishin vendosur ta nxjerrin nga spitali, pasi kishin frikë se njerëzit e Aldo Bares mund ta vrisnin pacientin. "Më nxorën nga spitali dhe një mjek vinte të më vizitonte në shtëpi. Por Boriçi, Stërgu dhe të tjerë më vinin edhe në shtëpi të më pyesnin për Gramoz Selmanin", deklaroi më tej gjatë dëshmisë. Përndjekja e familjes Arapi nuk ka marrë fund këtu, pasi Aldo Bare thërriste bashkëshorten e Adem Arapit në komisariat. "Aldo Bare më thërriste gruan në garazhin e tij që njihej si Komisariati Nr. 2 për ta pyetur për Gramoz Selmanin. Me time shoqe Fred Shkurti njihej, pasi kishin punuar së bashku", tha Arapi. Gramoz Selmani ishte mik i ngushtë i Artur Dajës, njeriut që ekzekutoi vëllain e Aldo Bares, Ramadan Shkurtin. Në shenjë hakmarrjeje, Alfred Shkurti vrau Artur Dajën, të cilit i preu kokën dhe ia shëtiti përmes qytetit të Lushnjës për orë të tëra. Po ashtu ekzekutoi të gjithë miqtë dhe të afërmit e tij. Gramoz Selmani i shpëtoi barbarisë së kapos së Bandës së Lushnjës, pasi mundi të largohej duke humbur çdo gjurmë.