Arrestohet për 24 kg kanabis i riu
Prangoset për 24.4 kilogramë kanabis një 27-vjeçar nga fshati Bitinckë i Devollit. Burime të policisë kanë bërë të ditur se Endri Kambo u arrestuar dje, pasi kishte kultivuar e më pas përgatitur për shitje 24.4 kilogramë të bimës narkotike. Policia ka ushtruar një kontroll në shtëpinë e Kambos, pas marrjes së informacionit në rrugë operative. Lënda narkotike u gjet e fshehur në haurin e bagëtive dhe sipas policisë bëhej fjalë për bohçet e 11 rrënjëve kanabis sativa, që kishin secila një peshë prej më shumë se dy kilogramësh. I riu është vënë menjëherë në pranga, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
J. Dh.
J. Dh.