Overdoza i merr jetën të burgosurit
Një i dënuar për trafik droge është gjetur i vdekur dje në qelinë e tij në burgun e sigurisë së zakonshme të Rrogozhinës. Viktima është D. Hajdari, 49 vjeç, nga qyteti i Patosit. Burimet e policisë së burgjeve tregojnë se ai u gjet pa jetë në qelinë e tij në Burgun e Rrogozhinës, nga gardianët gjatë inspektimit rutinë të paradites. Autoritetet e burgut njoftuan fillimisht se vdekja kishte qenë natyrale, pasi nuk kishte asnjë shenjë dhune. Më pas, policia e rendit tha se nga hetimet e para dyshohet që vdekja e 49-vjeçarit të ketë ardhur nga përdorimi i mundshëm i lëndës narkotike duke kaluar në mbidozë.