Vret veten në tentativën e pestë
Pasi kishte tentuar dhe katër herë të tjera të vriste veten, një 31-vjeçar nga Malësia e Madhe ka arritur t‘i japë fund jetës duke u vetëvarur në dhomën e tij të gjumit. Ngjarja ka ndodhur të enjten në mbrëmje në fshatin Zagorë të rrethit Malësi e Madhe. Viktima quhet Artan Curraj me gjendje civile beqar i papunë dhe që prej kohësh vuante nga sëmundje nervore. Familjarët e kanë gjetur të varur në dhomë rreth dy orë pasi 31-vjeçari kishte ndërruar jetë dhe kur çdo tentativë për ta ndihmuar ka qenë e kotë. Policia ka përcaktuar depresionin si shkak të vetëvrasjes, duke iu referuar dëshmive të familjarëve. A. H.