E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në aksident këmbësori 82 vjeç

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e së premtes në rrugën nacionale Fier-Vlorë. Aksidenti ka ndodhur në periferi të Fierit, pranë vendit ku rruga automobilistike kryqëzohet me hekurudhën. Kristaq Xhaho, 82 vjeç, banor i fshatit Zhupan të Fierit, ka tentuar të kalojë rrugën në krahun tjetër të saj, por një mjet me targa të Fierit e ka goditur duke e rrëzuar në asfalt. Drejtuesi i mjetit ka ndaluar makinën dhe e ka transportuar me urgjencë të aksidentuarin në spitalin rajonal të Fierit. Por ndihma mjekësore nuk ka mundur ta shpëtojë të moshuarin, i cili kishte pësuar dëmtime të rënda.

M. T.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›