E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrugorët do ruajnë kutitë e votimit

08/06/2005  TIRANË- Policia rrugore dhe logjistika do të mbështesin kolegët e tyre gjatë procesit zgjedhor. Ky ka qenë vendimi më i fundit, sipas të cilit, për të garantuar ruajtjen e qendrave të votimit dhe komisioneve zonale, do të angazhohen policë rrugorë dhe personeli i logjistikës, ndërsa objektet e rëndësisë së veçantë do të ruhen nga forcat "komando" të ushtrisë, pas firmosjes së marrëveshjes mes Ministrisë së Rendit dhe asaj të Mbrojtjes. Kështu ka deklaruar zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Dashnor Kaja, i cili shtoi gjithashtu se në disa rrethe ka mungesa të theksuara të efektivave të policisë. "Kemi 315 policë, ndërsa në të gjithë vendin janë 470 KZZ", tha Kaja, i cili shtoi se Kodi Zgjedhor ndalon shërbimin e disa forcave në qendrat e votimit, siç janë policët kufitarë, specialët dhe kriminelët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›