E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Adieu Raffarin. Bonjour de Villepin”

02/06/2005  Presidenti i turpëruar i Francës, Zhak Shirak, mendon se Dominique De Villepin – diplomati-poet i vendit – është zgjedhja e duhur për ta nxjerrë Francën nga apatia paszgjedhore. I ka rënë pikës? Pavarësisht të gjithë hijeshisë që ka, Villepin vështirë që të përfaqësojë shokun elektrik, i cili i nevojitet Francës për të dalë nga apatia e paszgjedhjeve për Kushtetutën e Bashkimit Evropian

Sigurisht, ekziston gjithnjë pyetja ngacmuese, përse Chirac nuk i kapërceu armiqësitë e veta personale dhe të zgjidhte politikanin më popullor, tani për tani, në Francë, Nicolas Sarkozy, kryetar i Partisë së Chirac, Bashkimi për Lëvizjen Popullore

Dominique De Villepin – diplomati i shkëlqyer i Francës, që ka bërë karrierë, duke qenë besnik i Presidentit të Francës, Jacques Chirac – tashmë përfaqëson shpresën e madhe të vendit të tij për rigjallërim. Bonjour la tristesse. Jo se Villepin, i cili u emërua ditën e martë si Kryeministër, duke pasuar Jean Pierre Raffarinin jo popullor dhe aspak të pëlqyer, nuk përbën një figurë interesante. Ai i tillë është. Eshtë simpatik, i shkathët dhe elokuent. Ai, madje, është në gjendje që edhe të citojë poezi, sa hap e mbyll sytë. Dhe, madje ka bërë për vete një pjesë të mirë njerëzish me atë tiparin themelor francez – aftësinë për të mbajtur një shall në qafë, në një mënyrë thuajse mbretërore.

Si i tillë, De Villepin është fizikisht e kundërta e Raffarinit të ngathët, aspak të pashëm dhe të lëshuar, i cili duket sikur ka dalë nga korniza e një pikture të Jean-Francois Millet (mendoni fermerët e patateve). Megjithatë, pavarësisht të gjithë hijeshisë që ka, Villepin vështirë që të përfaqësojë shokun elektrik, i cili i nevojitet Francës për të dalë nga apatia e paszgjedhjeve për Kushtetutën e Bashkimit Evropian.

Në thelb, francezët e hodhën poshtë kushtetutën e Bashkimit Evropian ditën e diel, sepse ata frikësoheshin dhe mendonin që kushtetuta nuk përfaqësonte interesat e tyre. Ata trembeshin se ajo qe shkruar nga elitat dhe për elitat dhe që do të shënonte fillimin e një procesi, në të cilin atyre do t’u iknin nga duart, në mënryë të vazhdueshme, të gjithë ato gjëra që i mbajnë si më të shtrenjta. Franca, shqetësoheshin ata, do të zhvishej nga çdo gjë franceze.

Parë në këtë sfond, a është me të vërtetë e kuptimtë nga ana e Chirac që të zgjedhë një aristokrat ultra parizien, i cili nuk është zgjedhur kurrë në detyrë me anë votimesh, për të ndërtuar një urë ndërmjet elitës dhe le peuple?

Sigurisht, ajo që ka kuptim është se De Villepin është njeriu më i ngjashëm për Presidentin e Francës me një bir të vërtetë (ai ka vetëm dy bija), dhe Chirac njihet mirë nga të gjithë si një politikan që rrethohet vetëm nga njerëz besnikë të tij. Plus kësaj, De Villepin – ish ministër i Jashtëm dhe aktualisht ministër i Brendshëm – është edhe i njohur në arenën ndërkombëtare, edhe i respektuar nga shumë francezë (sidomos në të majtë) për fushatën e fuqishme që zhvilloi kundër luftës në Irak.

Megjithatë, gazetat franceze thoshin dje se për shumë njerëz të afërt të pushtetit të Chirac – përfshirë edhe vetë bashkëshorten e Shirakut, Bernadette dhe Raffarinin – kjo nuk ishte zgjedhja e duhur dhe ata e kanë kundërshtuar fuqishëm atë.

Sigurisht, ekziston gjithnjë pyetja ngacmuese, përse Chirac nuk i kapërceu armiqësitë e veta personale dhe të zgjidhte politikanin më popullor tani për tani në Francë, Nicolas Sarkozy, kryetar i Partisë së Chirac, Bashkimi për Lëvizjen Popullore, si kolegun e tij në udhëheqjen e vendit. Sarkozy, bir i dy imigrantëve hungarezë, dhe që dikur ishte kaq shumë pranë familjes Chirac, saqë u lidh edhe me të bijën, Claude, u kthye kundër mentorit të tij në vitin 1995, dhe mbështeti rivalin e atëhershëm të Presidentit të Francës, Edouard Balladur, në zgjedhjet presidenciale. Chirac nuk ia ka falur kurrë.

Megjithatë, zgjidhja e një kandidati të tillë kaq vibrant, të dashur dhe energjik (disa e kanë krahasuar Sarkozyn me lepurushin e reklamës së baterive Duracell), me siguri që do t’u kish dërguar një sinjal të fuqishëm francezëve, që Chirac ka ndërmend të fusë gjak të ri dhe një orientim të ri në qeverinë e tij tashmë të lodhur. Vetë Sarkozy, bën të ditur gazeta franceze Liberation, shkoi të takojë Chirac dhe u ofrua që të punojë për të. Por, energjia e jashtëzakonshme e Sarkozyt, ashtu si edhe ambiciet e tij presidenciale për në zgjedhjet e vitit 2007 – me siguri që e bënë Chiracun që të mos pranojë. Në vend të kësaj, ai shkoi vetëm deri në një pjesë të rrugës. Të gjitha gjasat janë që Sarkozy të ngrihet në postin e ministrit të Brendshëm – një pozicion vetëm pak më poshtë, por shumë më inferior sesa ai i De Villepinit.

Pjesa më argëtuese është se bëhet fjalë për një vend pune, me të cilin Sarkozy bëri emër në vitin 2002, kur ai iu përvesh punës për të pastruar rrugët e Francës dhe reduktuar kriminalitetin.

Më pas, Chirac e zhvendosi duke e çuar në Ministrinë e Financave, ku ai shkëlqeu edhe një herë, kryesisht duke sjellë ide dhe marifete të shpejta, që më pas i vinte në zbatim (si për shembull detyrimi i supermarketeve që të ulin çmimet, për të nxitur shpenzimet e konsumatorit) e më pas, duke zënë vendin kryesor në faqet e para të të gjithë medias. Në nëntor, Chirac e zhvendosi edhe një herë, kësaj radhe në një post më pak frymëzues për median, siç është ai i kryetarit të partisë. Tashmë, rrota e ka bërë rrotullimin e plotë. Pyetja është, për nga është drejtuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›