Jaguari i ri XK, tani një coupé sportive

02/06/2005 Në janar ishte prezantuar si një prototip në konkursin e Naias në Detroit, por tani "Advanced Lightweight" Coupé do të jetë makina e re sportive 2+2 për shtëpinë e Jaguarit. Ajo do të zëvendësojë modelin aktual të Jaguarit XK, dhe vetëm pak muaj më vonë mendohet të realizohet edhe versioni Cabrio.
Jaguar XK Coupé do të prezantohet në Sallonin e Frankfurtit gjatë muajit shtator, ndërkohë që varianti Cabrio do të dalë për herë të parë në publik në konkursin Naias që do të zhvillohet në Detroit vetëm në janar të vitit të ardhshëm. Ndërkohë fotografitë e para të këtij modelit tashmë kanë pushtuar internetit dhe zbulojnë pamjen e re të Jaguarit XK apo modelin e prototipit Advanced Lightweight Coupé.
Jaguar ALC është një makinë shumë e bukur dhe tejet elegante me 2+2 vende, dhe me rrota 21 polëshe, dhe që vazhdon të ndjekë konceptin e një strukture alumini e cila edhe më parë ishte vërejtur në Jaguar XJ, megjithëse versioni i prodhimeve tradicionale ka një strukturë çeliku.
Dizenjoja e versioni të ri të Jaguar XK është krijuar nga Ian Callum, që u përpoq të realizonte linja të forta, elegante, luksoze, super sportive. Pra me pak fjalë, një makinë të jashtëzakonshme që e ëndërrojnë të gjithë.
Megjithatë jo pak persona kanë parë te modeli i ri i Jaguarit një linjë të njëjtë stilistike të vërejtur më parë te Aston Martin DB7 dhe DB9. Në fakt ngjashmëritë janë të dukshme. Të dyja markat angleze janë pjesë e PAG të grupit Ford.
Motori i versionit të ri XK Coupé do të jetë i njëjtë, V8 me 4,2 litra që do të jetë si thithës ashtu edhe turbo.
Ndërkohë që përmirësime janë bërë edhe në pjesën e brendshme të saj, duke ndërhyrë në detajet dhe aksesorët e makinës dhe duke e kthyer atë në një makinë luksi. Ndryshime janë bërë në veshjet me dru për kruskotin si dhe përfshirjen e fibrave prej karboni. Gjithashtu tapiceria është tërësisht prej lëkure.
Për Jaguarin XK 4.2-S është parashikuar seria Premium Pack, që nënkupton se pasqyrat e jashtme mund të përkulen dhe pozicionohen me komandë elektrike, sediljet e përparme mund të rregullohen dhe pozicionohen në bazë të një funksioni kujtesë, ndërsa fenerët janë ksenon.
Edhe impianti i dëgjimit është shumë i fuqishëm, me rreth 8 altoparlantë prej 40 Watt dhe me lidhjen standarde Bluetooth për komunikimet telefonike wireless.