Sekreti i fundit i Watergate
02/06/2005 Zbulohet “Gryka e Thellë”, njeriu që shkaktoi largimin e Niksonit
Kush ishte burimi, që kishte aq frikë se mos zbulohej nga Shtëpia e Bardhë e Niksonit, sa që këmbëngulte me sinjale të fshehtë dhe jo me telefonata, për të organizuar takime me gazetarët e Post, një njeri që portretizohej si një grusht nervash që vetëm tymoste cigare nga Hal Holbrook në filmin “Të gjithë njerëzit e Presidentit”?
“Gryka e Thellë”, njeriu që vuri në lëvizje procesin e shpërthimit të Watergate luajti një rol qëndror në një prej skandaleve më të mëdhenj në historinë e Shtëpisë së Bardhë, duke çuar në rrëzimin e një presidenti dhe frymëzuar një mister politik aq të famshëm, saqë pseudonimi i tij zuri vend një herë e përgjithnjë në librat dhe enciklopeditë e Uebster’s. Tridhjetë vjet më pas, burimi nuk është më sekret.
Në moshën 91-vjeçare, pasi ka fshehur për disa dekada rolin e tij si informator i Uashington Post nga politikanë, publiku e madje edhe familja, ish-zyrtari i FBI, Mark Felt, ia ka rrëfyer sekretin e tij një avokati, me të cilin familja u konsultua, nëse Felt duhej të bënte një hap përpara.
Avokati, John O’Connor shkruajti një artikull në revistën Vanity Fair, ku bënte të ditur zbulimin e Felt dhe, pak orë pas daljes së lajmit, gazeta Uashington Post dhe familja e konfirmuan atë. “Unë jam njeriu që dikur thirrej Gryka e Thellë”, citonte Feltin, ish-njeriun numër 2 të FBI, revista Vanity Fair.
“Eshtë sekreti i fundit i historisë”, tha Ben Bradlee, kryeredaktor i gazetës, në kohën kur luhej drama politike, tridhjetë vjet më parë. Felt jeton në Santa Rosa, Kaliforni, dhe thuhet se është në një gjendje jo të mirë mendore dhe fizike. Familja nuk e vuri menjëherë në dispozicion atë për komente, duke i kërkuar gazetarëve, që ndodheshin jashtë shtëpisë, që të respektonin jetën private të tij, duke “parë moshën dhe shëndetin”.
“Familja beson se gjyshi im, Mark Felt Sr. është një hero amerikan, që shkoi shumë më lart dhe përtej thirrjes së detyrës duke rrezikuar vetveten për të shpëtuar vendin e tij nga një padrejtësi e tmerrshme”, deklaroi nipi i Felt, Nick Jones, teksa lexonte një deklaratë të familjes. “Ne të gjithë shpresojmë se kështu do ta shohë Amerika atë”. Ndërkohë, gazetarët që u morën me Watergate, Boib Vooduard dhe Carl Bernstein thanë në një deklaratë: “Mark Felt ishte Gryka e thellë dhe ai na ndihmoi shumë në mbulimin e ngjarjes. Megjithatë, siç tregojnë të dhënat, shumë zyrtarë dhe burime të tjera na ndihmuan ne, dhe gazetarë të tjerë për qindra lajmet që u shkruan në Uashington Post lidhur me Watergate”.
Për shumë vetë, pranimi i Felt i përgjigjet një prej pyetjeve më të mëdha në politikën dhe gazetarinë amerikane: Kush ishte burimi, që kishte aq frikë se mos zbulohej nga Shtëpia e Bardhë e Niksonit, sa që këmbëngulte me sinjale të fshehtë dhe jo me telefonata, për të organizuar takime me gazetarët e Post, një njeri që portretizohej si një grusht nervash që vetëm tymoste cigare nga Hal Holbrook në filmin “Të gjithë njerëzit e Presidentit”?
“Një sekret i mirë meriton varrosjen e duhur dhe ky do të ketë një funeral madhështor shtetëror”, tha Leonard Garment, këshilltar special i Presidentit Nikson, pas daljes së lajmit të Watergate. Felt “kishte kredencialet, njohuritë, kishte një seri motivesh, ai ndoshta ishte shumë i palumtur me mënyrën se si po shkonte hetimi”, tha Garment.
Për disa, kjo ngre pyetje të tjera. “Unë nuk kam menduar kurrë që ai ishte në gjendje të kishte atë lloj informacioni”, i tha Associated Press John Dean, këshilltar në Shtëpinë e Bardhë të Niksonit, si dhe kryeinformatori qeveritar lidhur me skandalin Watergate. “Si mund të ketë vepruar i vetëm Felt”?
Dean tha se nuk e kupton se si Felt, atëherë i ngarkuar me operacione të përditshëm, mund të ketë patur kohë për t’u takuar me gazetarë në parkingje makinash, si dhe për të lënë mesazhe të fshehtë për të organizuar takime. Ndoshta e kanë ndihmuar agjentë të FBI, thotë Dean.
Skandali, që solli dorëheqjen e Niksonit, nisi me thyerje dhe përpjekje për përgjim telefonash në zyrat e Partisë Demokratike në ndërtesën Watergate në Uashignton, gjatë fushatës së rizgjedhjes së Niksonit në 1972. Ai vazhdoi me zbulime të përpjekjeve të administratës së Niksonit për të spiunuar ata që shiheshin si armiq. Por, zbulimi më shkatërrimtar ishte roli i vetë Presidentit në përpjekjet për të fshehur përfshirjen e administratës së tij.
Mes të tjerave, Gryka e Thellë u bëri thirrje Vooduardit dhe Bernsteinit, që të ndiqnin gjurmën e parasë – që nga financimi i atyre që hynë në zyrat e Partisë Demokratike deri te financimi i fushatës së rizgjedhjes së Niksonit.
Vooduard, Bernestein dhe Bradlee e kishin mbajtur të fshehtë identitetin e Grykës së Thellë, me kërkesë të tij, duke thënë se emri do të zbulohej pasi ai të vdiste. Por më pas Felt u vetëzbulua, një lëvizje kjo që befasoi gazetarët. I befasuar ishte edhe kryekëshilltari i Niksonit, Charles Colson, i cili kishte bashkëpunuaer ngushtë me Felt në administratën e Niksonit, si dhe u burgos për shkak të skandalit.
“Ai kishte besimin e udhëheqësve të Amerikës, dhe e kam të vështirë të kapërdij idenë që ai e tradhtoi këtë besim”, tha Colson.
Në 1976 u realizua një film në vitin 1976, me Robert Redfor dhe Dustin Hoffman. Ai tregon metodat e përdorura nga Vooduard dhe Gryka e Thellë. Kur Vooduard dëshironte një takim, ai vendoste një vazo lulesh bosh me një flamur të kuq në ballkonin e apartamentit të tij. Kur Gryka e Thellë dëshironte të takohej, akrepat e një ore shfaqeshin brenda gazetës Nju York Times që i vinte Vooduardit.
Identiteti i burimit ka shkaktuar shumë spekulime gjatë tre dekadave të fundit. Dean, Nikson dhe shefi i stafit, Aleksandër Haig, por edhe të tjerë shiheshin si informatorë të mundshëm.
Edhe Felt ishte përmendur, por ai e mohonte vazhdimisht këtë. Arsyeja që e detyroi të zbulonte skandalin është e panjohur, por Uashignton Post linte të kuptohej në një lajm të martën në mbrëmje se një faktor mund të ketë qenë zemërimi, ngaqë Niksoni nuk e bëri drejtor të FBI, pas vdekjes së Edgar Hooverit.
Skandali që rrëzoi një President
Ishte një histori spiunazhi politik, që shkoi për keq në mes të një fushate elektorale, i shoqëruar nga një mbulesë në nivele të lartë, që më në fund u largua, kur doli në dritë sistemi i përgjimit në Shtëpinë e Bardhë. Biseda inkriminuese, ishin të gjitha të regjistruara.
Gjashtë ditë pas zbulimit në kompleksin Watergate pranë lumit Potomac, Nikson miratoi një plan për të nxjerrë nga binarët hetimin e FBI, duke pretenduar se hetimi do të binte ndesh me një operacion të CIA.
Ai bashkëbisedim, kur doli më së fundi, pas një beteje ligjore, që shkoi deri në Gjykatën e Lartë, vuri gozhdën e fundit në qivurin politik të Niksonit, duke e detyruar të largohet nga detyra. E gjitha nisi me Gordon Liddy, një ish njeri i FBI, që ishte këshilltar financash në fushatën e rizgjedhjes së Presidentit. Liddy mori 250 000 dollarë për të zbatuar një plan trukesh të pistë dhe spiunazhi, që përfshinte bastisje natën vonë për të instaluar përgjues në zyrat e Partisë Demokratike si dhe për të depërtuar nëpër dosjet e saj për informacion.
Të kapur me presh në duar, më 17 qershor 1972, pesë bastisësit, që punonin për Liddyn, ishin ëndrra e një romancieri. Mes tyre ishte edhe James McCord, një teknicien 20-vjeçar, që punonte në CIA, i cili merrej me sigurinë në komitetin e rizgjedhjes së Presidentit, si dhe katër kubano-amerikanë të rekrutuar nga Houard Hunt, një ish-operativ i CIA, i cili kishte marrë pjesë në pushtimin e Gjirit të Derrave, që dështoi në rrëzimin e Fidel Kastror. Hunt ishte autor i 42 trillerave spiunazhi dhe punonte jo formalisht për njësinë e Shtëpisë së Bardhë, që kujdesej për mosrrjedhje informacioni qeveritar.
Që nga fillimi, një çift gazetarësh të panjohur të Uashington Post, Bob Vooduard dhe Carl Bernstein ndoqën atë që ata ndien se ishte një skandal, i cili çonte deri në Shtëpinë e Bardhë.
Vooduard ishte në gjykatë dhe dëgjoi McCord të pëshpëriste CIA, kur atyre iu kërkua të identifikoheshin. Ndonëse lajmi zuri vazhdimisht vendin kryesor, Nikson u rizgjodh.
Senati dhe zyra e Kryeprokurorit nisën të ndjekin ndihmësit e Niksonit dhe me këtë trysni, Presidenti u tha dyve prej tyre se duhej të jepnin dorëheqjen. Ai përzuri këshilltarin e tij në Shtëpinë e Bardhë, John Dean, i cili vazhdoi për të zbuluar rrjetin e brendshëm në Shtëpinë e Bardhë, që siguronte financime për pesë bastisësit. Nikson këmbënguli se nuk dinte asgjë dhe se nuk i kishte urdhëruar kurrë vartësit e tij që të përdornin taktika të papranueshme në fushatë. “Kjo ishte dhe është e vërteta e thjeshtë”, tha Nikson përpara kombit.
Por, gjithçka doli sheshit kur protokollieri i Niksonit, Aleksander Butterfield, i tha Senatit se një sistem përgjimi regjistronte çdo bisedë që Nikson zhvillonte në Zyrën Ovale, Kabinet, në dhomën e Linkolnit si dhe në Camp David.