E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protesta në Bolivi

02/06/2005  Në Bolivi, mijëra demonstrues kanë penguar një numër deputetësh që të hyjnë në ndërtesën e parlamentit në kryeqytetin e vendit, La Paz, duke e detyruar kongresin që të pezullojë punimet pa afat.

Protestat e kanë paralizuar këtë qytet. Deputetët duhet të diskutonin një projekligj të debatueshëm, që u jep më shumë autonomi rajoneve të Bolivisë. Protestuesit, kryesisht nga zonat e varfëra malore, janë kundër këtij projektligji. Ata kanë bërë thirrje edhe për shtetëzimin e industrisë së naftës dhe gazit. Demonstratat thuhet se ishin më të mëdhatë, që kur Carlos Meza u bë President, para 19 muajsh. Ato shkaktuan përsëri kaos nëpër rrugë duke paralizuar kryeqytetin La Paz. Ndërsa iu afruan ndërtesës së parlamentit, disa protestues u përpoqën të çanin gardhin e forcave të policisë që ruanin ndërtesën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›