E Hënë, 2 Nëntor 2026

Holandezët pasojnë francezët

02/06/2005  Holandezët votuan dje në referendumin për kushtetutën evropiane. Ky votim u mbajt tri ditë pasi ajo u hodh poshtë në mënyrë bindëse nga votuesit në Francë. Te gjithe treguesit flisnin dje për një tjetër refuzim, madje me rezultat edhe më të thellë se në France. Ndryshe nga referendumi në Francë, referendumi në Holandë nuk ka fuqi ligjore. Megjithatë, Kryeministri Jan Peter Balkenende ka thënë se do t'i përmbahet rezultatit në rast se në referendum marrin pjesë mbi 30% të votuesve dhe të paktën 55% e tyre votojnë kundër kushtetutës. Ndërsa fushata uli siparin e saj, ministri holandez i Financave bëri shaka, duke thënë se kishte blerë qirinj për çdo rast. Ai e kishte fjalën për parashikimin që kishte bërë se në rast të fitores së kampit 'Jo', në Holandë do të iknin dritat. Mirëpo, këto paralajmërime apokaliptike të qeverisë në rast të kudërshtimit të kushtetutës evropiane nuk kanë pasur ndonjë rezultat te votuesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›