E Diel, 1 Nëntor 2026

Adil Çarçani

28/01/2005  1987

Në vitin 1987 Gjermania bën përpjekjet e para për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë. Vizita e parë Dr. Hans Ditrih Gensherit,ministrit Federal të Punëve të Jashtme dhe zëvendës kancelarit gjerman, do ta kthente politikën e diktaturës shqiptare në një “kërshëri diplomacie”. Për këtë më datën 23 tetor 1987, u zhvillua një bisedë e gjatë në pritjen që i bëri Kryetari i Këshillit të Ministrave, Adil Çarçani, Ministrit Federal të Punëve të Jashtme dhe zëvëndëskancelarit të Republikës Federale Gjermane, Dr. Hans Ditrih Gensher. Në pritje merrnin pjesë zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Vangjel Çërava; Kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit, Niko Gjyzari; Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Gjon Gorishti, dhe zëvëndësministri i Punëve të Jashtëme, Sokrat Plaka. Pas përshëndetjes së rastit, zyrtar, u zhvillua një bisedë, dokumentacion që Arkivi i Shtetit ia dhuroi në rastin e ditës së kujtesës Qendrës së Traumës dhe Rehabilitmit.

ADIL ÇARÇANI: Si jeni me shëndet, zoti ministër?

Dr. HANS DITRIH GENSHER: Shumë mirë, u pritëm me përzemërsi shumë të madhe e me kohë shëmë të mirë.

.

ADIL ÇARÇANI: Kohën në vendin tonë e gjetët shumë të bukur dhe, sikurse koha, jam i mendimit dhe kam besim se edhe vizita juaj, megjithëse e shkurtër, do të kalojë me sukses dhe do të jetë e frytshme.

Dr. HANS DITRIH GENSIHER: Ky është edhe qellimi im: ne duhet t'i futemi me seriozitet të madh zhvillimit të marrëdhënieve tona. Kemi bërë një hap të rëndësishëm me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, por kjo nuk duhet të mbetet formale. Ne dëshirojmë që këto marrëdhënie t'i mbushim me jetë. Duhet të shkëmbejmë pikëpamjet tona politike me njëri-tjetrin, të shikojmë ku puqemi e ku nuk puqemi dhe ne dëshirojmë të zhvillojmë një bashkëpunim shumë të gjatë ekonomi, shkencë, teknikë e kulturë. Ne nuk duhet të kursejmë asnjë fushë ku mund t'i zhvillojmë marrëdhëniet tona.

ADIL ÇARÇANI: Ashtu është, pajtohem me ato që thatë. Ne radhë të parë, e ndiej të nevojshme t'ju uroj mirëseardhjen në vendin tonë dhe t'ju them se vizitën tuaj Qeveria e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, opinioni zyrtar dhe i gjithë opinioni i vendit tonë e kanë mirëpritur atë dhe e shikojme si diçka mjaft pozitive. Shfaq besimin tim, të Qeverisë e të popullit, se vizita juaj do t’i shërbejë me siguri zhvillimit të mëtejshëm te marrëdhënieve tona në të gjitha fushate ndryshme.

Eshte domethënës fakti që vizita juaj bëhet brënda një kohe relativisht të shkurtër, pas një ngjarjeje të shënuar, do të thosha historike, ndërmjet vendeve tona -pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës Federale Gjermane dhe Republikës

Popullore Socialiste të Shqipërisë. Qeveria e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, gjithë populli shqiptar, tërë opinioni i brendshëm e përshëndeti këtë si nje akt të rëndesishëm, që do të hapë një perspektivë të mëtejshme intensifikimi në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve.

Edhe para vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona ka pasur shkëmbime të ndryshme, si shkëmbime tregtare, shkencore, kulturore-artistike e në fushën e turizmit, të cilat kanë qenë në përgjithësi të dobishme. Personalitete zyrtare e shkencore të Republikës Federale Gjermane dhe të Republikës Popullore Socialiste të

Shqipërisë kanë bërë vizita reciproke, studiues të ndryshëm shkencorë të degëve të ndryshme kanë marrë pjesë në konferenca e simpoziume që janë zhvilluar përkatësisht në Republikën Federale Gjermane e në Shqipëri. Marëdhëniet tona tregtare janë zhvilluar normalisht e me korrektësi, sikurse edhe marrëdhëniet kulturore-artistike etj. Ne

mendojmë se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona janë krijuar edhe më tepër mundesitë që këto, shkëmbime të zhvillohen më tej, të intensifikohen deri me përfundimin edhe të marrëveshjeve të veçanta ekonomike, tekniko-shkencore, në lëmin e transferimit të teknologjisë, kulturore-artistike, turistike etj. Të gjitha këto do të shërbenin shumë për njohjen dhe bashkë punimin e metejshëm ndërmjet popujve dhe dy vendeve tona. Dëshiroj t'ju siguroj se predispozicioni i Qeverisë sonë, i të gjitha organeve e institucioneve tona shtetërore, është i tillë që këtyre marrëdhënieve, zhvillimit të tyre të mëtejshëm t’u jepet një impuls i ri.

Siç edhe mund të jeni të njohur pak a shumë, Shqipëria para Luftës së Dytë Botërore ka qenë nga vendet më të prapambetura. Evropë nga ana ekonomike dhe e zhvillimit shoqëror e kulturor, kurse pas Çlirimit, në këta 43 vjet të pushtetit popullor, ajo ka bërë hapa të mëdhenj përpara e të pakrahasueshëm me të kaluarën. Janë ngritur degë

të shumta të industrisë, sidomos të industrisë së rëndë, të nxjerrjes së mineraleve, pa lënë pas dore industrinë e lehtë dhe ushqimore. Në krahasim me të kaluarën është bërë një zhvillim i dukshëm i bujqësisë drejt një progresi shkencor në rritje, me zbatimin e të rejave agro-teknike dhe marrjen e rendimenteve më të mëdha në prodhimet bujqësore

e blegtorale, pa folur pastaj për zhvillimin e arsimit e të kulturës, ku është bërë një përmbysje e vërtetë, një revolucion i tërë. Para Çlirimit mbi 85 për qind e popullsisë ishte analfabete, kurse sot kemi një sistem të tërë shkollash deri Universitetin, Akademinë e Shkencave etj. Me gjithë këto arritje të mëdha, në planet tona e sidomos në planin e tetë pesëvjeçar që miratoi Kongresi i 9-të i Partisë, ne kemi caktuar detyra të mëtejshme e të rëndësishme për të zhvilluar më tej, në radhë të parë, ato degë të ekonomisë sonë që mbështeten në shfrytëzimin e lëndëve tona të para, sidomos nxjerrjen dhe përpunimin e

mineraleve të ndryshme, si të mineralit të kromit, ku ne kemi rezerva të konsiderueshme, të hekur-nikelit ku gjithashtu kemi rezerva te mëdha, të mineralit të bakrit etj. I kemi kushtuar rëndësi zhvillimit te energjitikës, nxjerrjes së naftës e të gazit dhe shtimit të

energjisë elektrike për ta bërë të pavarur ekonominë dhe gjithë zhvillimin e vendit nga kërkesat në rritje për lëndë djegëse e energji elektrike, sot e në perspektivë. Në të njëjtën kohë kemi caktuar detyra të rëndësishme edhe për industrinë e lehtë dhe ushqimore, per t’u dhënë një zhvillim të tillë të mëtejshëm që të përballojnë më mirë nevojat në rritje të popullit me mallra të konsumit të gjerë, pa folur pastaj për bujqësinë që, siç e dini, është

baza e sigurimit të ushqimit të popullit, e sidomos të drithërave të bukës, sigurimi i së cilës në vend ka qenë për ne një arritje historike. Nr planin tonë të pesëvjeçarit të 8-të kemi parashikuar masa për të intensifikuar degët e industrisë minerare në shtimin

e prodhimit të tyre, por edhe për të përmirësuar nga ana cilësore teknologjinë e nxjerrjes së kësaj pasurie, teknologjinë e pasurimit e të shkrirjes së mineraleve, për t'u marrë atyre sa më shumë nga komponentët që ato përmbajnë. Mekanizimi i proçeseve të punës në

minierat ose automatizimi i tyre, përsosja e mëtejshme e proçeseve të punës në pasurimin e mineraleve të kromit, hekur-nikelit, bakrit etj., si dhe vendosja e teknologjive të reja në pasurimin dhe shkrirjen e këtyre mineraleve, janë disa nga objektivat tona të rëndësishem për t'u arritur gjatë pesëvjeçarit të 8-të e në vijimësi. Parashikojmë, gjithashtu, masa e detyra të rëndësishme për shtimin e zhvillimin e mëtejshëm të prodhimit bujqësor e blegtoral, për t'i rritur me ritme më të larta, por kjo kërkon masa të rëndësishme

për një mekanizim të mëtejshëm të bujqësise, kimizimin e mëtejshëm të saj e mobilimin e tokës. Shtimi i prodhimit industrial e bujqësor, rezultat i zhvillimit me përparësi e këtyre dy degëve të rëndësishme, ku mbështetet kryesisht ekonomia jonë, sot e në perspektivë, kërkon që gjatë planit të 8-të pesëvjeçar të zhvil1ohet intensivisht edhe , transporti, sidomos të rriten kapacitetet e tij dhe te modernizohet ai, për të përballuar zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit tonë. Në të gjitha këto drejtime të zhvillimit të këtyre degëve bazë të ekonomisë sonë dhe, në radhë të parë, të zhvillimit të atyre degëve që i shërbejnë prodhimit të mjeteve të prodhimit siç është industria e rëndë, ne mendojmë se janë të gjitha mundësit që të konkretizojmë me Republikën Federale Gjermane masa dhe bashkëpunim të mëtejshëm, nëpërmjet marreveshjesh ekonornike, teknike, shkencore,

transferimit të teknologjive, vendosjes së teknologjive të reja,

automatizimit të prodhimit, mekanizimit të proçeseve të punës etj., siç është biseduar edhe ndërmjet delegacioneve tona gjatë takimeve të ndryshme që kemi pasur, veçanërisht kohët e fundit. Kjo nuk përjashton, përkundrazi, kërkon që edhe marrëdhëniet tregtare, zhvillimi i tyre shkëmbimi i mallrave të eksportit e të importit ndërmjet të dy vendeve

të marrin një zhvillim më të madh. Mendimi ynë është se kemi ç'të blejmë në Republikën Federale Gjermane, por në të njëjtën kohë kemi edhe se çfare mund të shesim.

Dëshira jonë është që Republika Federale Gjermane të ishte partneri kryesor, në radhën e shteteve evropiane, në zhvillimin e tregëtisë ndërmjet dy vendeve tona dhe ekzistojnë mundësitë në këtë drejtim, si edhe vullneti nga ana jone. Kemi besim të plotë se një predispozicion e vullnet të tillë do të gjejmë edhe në organet e institucionet

përkatëse të Republikës Federale Gjermane.

Ekzistojnë edhe mundësi të tjera. Ne disponojmë në vendin tonë pasuri të tjera, sidomos minerale që gjer me sot nuk i kemi shfrytëzuar, siç është nikel-silikati, rezervat e medha të kripës minerare, rezervat e konsiderueshme të azbestit e të tjera minerale që ende nuk

i kemi vënë në qarkullim. Vënia në qarkullim e këtyre mineraleve nëpërmjet shfrytezimit të tyre do të ishte me interes si për vendin tonë, ashtu edhe për Republikën Federale Gjermane, sigurisht në bazë të leverdisë e të interesit reciprok.

Unë dëshiroj t'ju them e t'u siguroj se perfitimi që do të kishte vendi ynë nga një zhvillim i tillë i marrëdhëniev tona ekonomike, teknike, shkencore, tregtare etj. me Republikën Federale Gjermane, do të përdorej, në radhë të parë, për zhvillimin e metejshëm

të forcave prodhuese, sepse në politikën tonë ekonomike që ka zbatuar gjer më sot Partia dhe Qeveria jonë, sipas mësimeve të arkitektit të Shqiperisë socialiste, shokut Enver Hoxha, i është përmbajtur gjithnjë parimit të zhvillimit me përparëasi të forcave e të mjeteve të prodhimit si bazë për rritjen e mirëqënies së popullit, sot e në prespektivë, dhe për fuqizimin e mbrojtjes së atdheut.

Në zhivillimin e marrëdhënieve tona të gjithanshme,vlerësojmë vizitën tuaj si shfaqje të vullnetit të mirë të qeverisë suaj dhe tuajat personalisht zoti ministër, për t’i shpënë gjithnjë përpara këto marrdhënie në fushën politike, ekonomike, teknike, shkencore dhe në drejtime të tjera

Ju falenderoj për këtë dhe për vëmendjen e treguar.

Dr. Hans Ditrih Gensher: Zoti kryetar i Këshillit të Ministrave, ju falenderoj për pritjen dhe për sqarimin që më bëtë për politikën tuaj. Qeveria federale gjermane vendosi marrëdhëniet me vendin tuaj, me qëllim që të nisë një fillim i ri, por edhe me ndërgjegje të lidhjeve historike që ekzistojnë ndërmjet gjermanëve e shqiptarëve, si dhe të periudhës së tmerrshme të historisë, gjatë së cilës populli juaj ishte detyruar të hiqte shumë të këqija. Tani ne duhet ta hedhim shikimin në të ardhmen dhe unë mendoj që ne së bashku mund të bëjmë shumë mbi bazën e barazisë absolute e të një bashkëpunimi të barabartë.

Ne jemi të mendimit se është e rëndësishme që të kemi një dialog të dendur politik me njëri-tjetrin, për të kuptuar më mirë politikën e njëri-tjetrit, se çfarë kërkon ajo si në çështjet e brendshme, ashtu edhe të jashtme. Ne jemi gjithashtu të mendimnit që marrdhëniet ekonomike, që kemi pasur prej kohësh, duhet të shtohen e të thellohen në mënyrë të theksuar.

Ne kemi një ekonomi popullore e cila është shumë fleksible (e epshme)dhe mund të përshtatetet me nevojat që ka partneri.

Është e nevojshme që ne të konstatojmë e të gjejmë pikat bashkuese për një bashkëpunim të gjerë ndërmjet nesh. Mendoj se ne mund të bisedojmë për shkëmbime tregtare, por edhe për një bashkëpunim teknik, i cili do t’i shërbejë edhe formimit, edhe përgatitjes. Ne gjithmonë kemi krijuar përvojë për përpjekjet e përbashkëta për përgatijen, për formimin, kjo rrit edhe dijen për të mësuar më mirë se çka tjetri për të ofruar. Meqenëse edhe ju jeni të interesuar,mund të arrijmë edhe një bashkëpunim të ngushtë tekniko-shkencor. Ju te ne do të takoni në një renancë shumë pozitive. Ne jemi të interesuar që zhvillimi në të gjitha vendet e Evropës të shkojë përpara dhe mendojmë që kjo është diçka e mirë për stabilitetin në Evropë. Në qoftë se do të jemi të lidhur ngushtë nga ana ekonomike me njërit-tjetrin, me një bashkëpunim ekonomik që mendoj se mund të konkretizohet edhe me përfundimin e nëj marrëveshjeje kooperimi, kjo jo vetëm që do të jetë shumë e rëndësishme, por do të krijojë mundësi edhe për të gjetur forma të ndryshme në zhvillimin e njëri-tjetrit. Duhet marrëveshje për bashkëpunimin tekniko-shkencor, por edhe për shkëmbimet kulturore-artistike etj, edhe në këtë drejtim kemi pasur një sërë kontaktesh edhe gjer më sot, Edhe për sa i përket turizzmit do ët thosha që kjo është vetëm në dorën tuaj, se gjërmanët janë hsumë të dhënë pas udhëitmeve. Në qoftë se gjermani ka qenë p.sh tri herë në një vend, menjëherë shpreh dëshirën të shkojë në atë vend edhe për herë të katërt, kështu që Zoti kryetar i këshillit të ministrave, në qoftë se ofrohet një gjë më e madhe në këtë drejtim, më shumë turistë gjermanë mund të vijnë.

Për këtë agjenictë turistike te ne janë shumë të interesuara. Gjithashtu edhe shoqëria jonë ajrore “Luftanca” është e interesuar të hyjë në bisedime me ju për gjetjen e mundësisë për një linjë në kryeqytetin tuaj ose edhe ta përdorë si tranzit, ulje-ngritje, e të vazhdojë më tutje dhe unë besoj se kjo dotë ishte dicka shumë e mirë, sepse shtohen edhe mundësitë e udhëtimeve e të njohjes. Por, siç e thashë, ne nuk duhet të nënvleftësojmë edhe marrëveshjen kulturore, sepse këto ndikojnë në krijimin e besimit ndaj njëri-tjetrit. Mundet të mendojmë për shkëmbimin e lektorëve, ne jemi gati t’ju japim bursa për studentë dhe, me një fjalë, zoti kryetar, ne marrim me seriozitet zhvilllimin e marrdhënieve dhe ju duhet ta dini se ne, gjermanët në qoftë se vendim të bëjmë dicka e bëjmë me themel atë.

Adil Çarçani: Tamam ashtu është dhe ne e kemi çmuar dhe e çmojmë këtë, por dijeni se të njëjtën karakteristike ka dhe populli ynë, vendi ynë.

Dr. Hans Ditrih Gensher: E dijmë. Dua t’ju them atë që nga ndjenjat e thella të njerëzve tanë ne kemi kushte të mira. Ne duam me të gjithë popujt e botës, por veçanërisht me të gjithë popujt e Evropës të kemi marrëdhënie të ngushta.

Pak më parë unë i thashë ministrit të Jashtëm, se më përpara ishte larg ku banonin gjermanët dhe ku banonin shqiptarët, por zhvillimi teknologjik largësitë nuk i ndryshon, por ne jetojmë tani afër njëri-tjetrit dhe ne jemi të mendimit që të gjitha shtetet në Evropë mund të japin kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kontinentit tonë. Ne kemi ndjekur me vëmendje të madhe, edhe pa pasur marrdhënie diplomatike, zhvillimet e vendit tuaj dhe përpjekjet tuaja për t’i dhënë një zhvilim modern vendit tuaj. Ne kemi pikpamje të ndryshme me njëri-tjetrin përsa i përket krijimit të shoqërisë dhe ekonomisë sonë, por secili të vendosë për veten e vet.

Adil Çarçani: Sipas normave përkatëse ligjore e konstitucionale të secilit vend, por duke gjetur rrugët dhe format e përshtatshme e të pranueshme nga secili, ato norma të mos preken dhe bashkëpunimi ynë të zhvillohet në të gjitha ato drejtime që ju parashtrova.

Dr. Hans Ditrih Gensher: Ne jemi për bashkëpunime dhe për garën paqësore.

Adil Çarçani: Pajtohem edhe me këtë mendim.

Dr. Hans Ditrih Gensher: Dëshiroj t’ju them që kjo gatishmëri për një bashkëpunim të gjerë nuk ekziston vetëm në udhëheqjen politike të vendit tonë, por edhe në përfaqësuesit e ekonomisë dhe në të gjithë shoqërinë tonë. Ashtu siç tha edhe ministri juaj i jashtëm, ne duhet tani që këtë spontanitet ta shfrytëzojmë. Unë, para se të vija në vendin tuaj, u ndodha para pyetjes të vija tani në vendin tuaj apo ta shtyja udhëtimin për më vonë. Ju e konstatuat zoti kryetar, që mua më shoqëronte një grup i madh gazetarësh dhe mund t’ju them juve se shumë vende në botë do ta quanin veten të nderuar në qoftë se do t’u shkonin kaq shumë gazetarë, por kurioziteti në shtypin tonë për vendin tuaj është shumë i madh dhe ky është një interesim pozitiv që ata kanë. Unë gëzohem shumë që në opinionin tonë vizita ime këtu do të gjejë një jehonë të gjerë.

Adil Çarçani: Ua them sinqerisht e objektivisht se në opinionin tonë të brendshëm qysh me botimin e lajmit për vizitën tuaj ka pasur një jehonë të madh dhe shumë pozitive. Është e mirë gjithashtu për të dyja palët që edhe në opinionin e jashtëm vendosja e marrdhënieve diplomatike ndërmjet vendeve tona ka gjetur një jehonë pozitive. Kjo tregon, pra, se ekzistojnë të gjithë faktorët objektivë për këtë zhvillim të mëtejshëm që thoni ju, me të cilin pajtohem plotësisht.

Dr. Hans Ditrih Gensher: Tani duhet të fillojmë punën sa më shpejt.

Adil Çarçani: Po, t’i konkretizojmë çështjet që biseduam sa më parë. Të pijmë dolli për miqësinë ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit të Republikës Federale gjermane. Për bashkëpunimin dhe konkretizimin e të gjitha problemeve që trajtuam së bashku.

Dr. Hans Ditrih Gensher:Me këtë dolli bashkohem edhe unë me ju.

Adil Çarçani:Për shëndetin e kancelart tuaj! Për shëndetin tuaj dhe të gjithë bashkëpuntorëve tuaj! (U pinë dollitë e propozuara)Ju faleminderit për sa thatë, për të gjitha ato që folët e konsideratat që shprehët në adreë të popullit e të vendit tonë. Shpreh të njëjtat konsideratat simpatie në drejtim të popullit e të vendit tuaj, Republikës Federale Gjermane. Mora një suvenir të vogël, ju faleminderit shumë , do ta ruaj si kujtim të takimit tonë dhe si nxitje për zhvillimin e mëtejshëm dhe konkretizimin e bashkëpunimit të të dy vendeve tona në të gjitha drejtimet me interes të përbashkët.

(Intervista është marrë me stenogram). Ky dokument u mundësua nga Qendra e Traumës dhe Rehabilitimit, dhuruar nga Arkivi i Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›