E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mirditë, bora shemb 3 shtëpi, 18 banorë ngelen jashtë

28/01/2005  

Prefekti paralajmëron përkeqësimin e situatës në rast se bora vazhdon

MIRDITË - Reshjet e dëborës në rrethin e Mirditës kanë vazhduar të mbajnë të izoluar banorët e këtij rrethi. Tre familje kanë humbur shtëpitë e banimint në fshatin Thirrë, të komunës Fanë, si rezultat i reshjeve me intensitet të borës dhe rrëshqitjes së tokës kanë humbur shtëpitë e banimit. Të tetëmbëdhjetë pjesëtarët e këtyre familjeve aktualisht jetojnë te të afërmit e tyre.

Problem paraqesin edhe rrugët. Edhe pse Ndërmarrja Rruga Ura ka dërguar mjetet borëzhbllokuese në drejtim të Komunës së Fanit, ende nuk është bërë e mundur zhbllokimi kësaj rruge. Ndërkohë edhe komunat e Oroshit, të Kthellës dhe të Selitës janë të bllokuar. Ndërhyrja e ndërmarrjes së KESH-it, ka bërë që furnizimi me energji elektrike të shkoj duke u përmirësuar, ndërsa po punohet për të bërë të mundur furnizimin me energji në komunat e tjera, të cilat prej katër ditësh janë pa energji elektrike.

Për të parë gjendjen nga afër, dje në rrethin e Mirditës ka qenë edhe prefekti i Lezhës, Gjergji Rakaj.

“Situata deri tani është nën kontroll, por, në rast se reshjet vazhdojnë të bien me këtë intensitet, gjendja do të vazhdojë të rëndohet dhe do të jetë problematike”, bëri të ditur Rakaj. Ndërkohë që Qveria ka miratuar dje rreth 17 milionë lekë për përmirësimin e situatës në këtë zonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›