E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fisnikët shqiptarë që strehuan hebrejtë

28/01/2005  

Historia e 17 vjeçarit, Lakatat

Në vitin 1942 refugjatë hebrej të liruar nga burgjet italiane u dërguan në Kavajë. Familjet hebreje nuk kishin pasaporta shqiptare gjë që përbënte një problem serioz. Mihal Lakatari, një djalë ortodoks 17 vjeçar e kuptonte rrezikun që u kanosej atyre familjeve.

Një mëngjes heret, ai u armatos dhe shkoi tek posta e policise pasi pandehte se nuk do të gjente njeri në punë aq herwt por u befasua kur gjeti aty një sekretar. Megjithatë, falë guximit që e karakterizonte, i mori të gjitha kartat e identitetit, rreth 50 copë, dhe e porositi sekretarin të mos fliste në se e donte veten dhe familjen.

Refik Veseli me shokë të tjerë i siguruan fotografitë e nevojshme për pasaportat por prapëseprapë ato nuk mund të përdoreshin pasi nuk kishin as vula të njoma as të thata. Mihali iu kthye edhe një herë postës së policisë dhe i siguroi ato.

Kur ndodhi kjo, Mihali ishte nxënës në shkollën pedagogjike. Përse e beri ai këtë veprim? Përgjigja e tij vjen gati një gjysmë shekulli më vonë: Nuk ka arësye fetare që më shtynë ta beja këtë. Unë u përpoqa t' i shpëtoja ata njerëz pasi ishin në situatë tmerrësisht të rrezikshme. Për mua s'kishte asnjë rëndësi se ēfarë feje apo kombësie kishin. Ne i deshëm ata njerëz. Mirënjohja që shfaqin ndaj meje më bën të lumtur. Ky është shpërblimi më i madh.

Një prej përdoruesve të këtyre dokumenteve fallse e ruan edhe sot e kësaj dite fotografinë e cila i ishte bashkëngjitur "kartes" së tij dhe e quan atë si dhuratën më të ēmuar e më të bukur që ka marrë ndonjëherë. Ai e përqafon Mihalin dhe i thote: "Flori, Ju, familja juaj dhe tërë populli shqipëtar jeni flori i pastër." Nuk është për tu ēuditur pse hebrejtë shpëtuan nga treni i vdekjes. Njerëz si Mihali e bënë këtë. Ai tanimë është nderuar me titullin Fisnik.

Familjet Veseli, strehimi nw Krujw

Moshe Mandili dhe familja e tij ikën prej Beogradit ku kishin lindur dhe u ndjenë pak a shume më të sigurtë në internim në një kamp në jug të Jugosllavise i cili ishte nën kontrollin italian. Mbasi qëndruan për më se nje vit të internuar, kjo familje si dhe 120 bashkëvuajtës të tjerë dolën nga kampi dhe shkuan në Shqipëri.

Refugjatët hebrej jetonin në një farë sigurie relative deri në vjeshten e vitit 1943, kohë kur forcat pushtuese italiane ua lëshuan vendin atyre gjermane. Kur këta të fundit e morën plotësisht fuqinë, Refik Veseli vendosi që të shtatë hebrejtë të cilët i fshihte në Tiranë t'i siguronte pranë prindërve të tij në vendlindje. Atyre iu dhane dokumentet e nevojshme, i veshën me rrobe fshatarësh dhe iu vunë emra musliman. Refiku iu tha atyre se do të ishte më mire po të ecnin në këmbe në një rrugë rreth 50 kilometra se sa të zinin ndonjë autobus i cili vërtetë i dërgonte shpejt por mund t'i rrezikonte në se ndodhej dikush që e kuptonte këtë. Në atë kohë edhe ai vet nuk ishte i sigurte se si do të reagonin njerëzit ndaj një veprimi të tillë. Ai nuk deshi të merrte përgjegjësi të panevojshme megjithëse koha vertetoi se ky rrezik ishte shume i vogel në mos nuk ekzistonte fare.

Familjet Mandili dhe ajo e Ben Jozefit të cilët përbëheshin prej pesë të rriturish dhe dy fëmijesh u fshehën në shtëpinë e prindërve të Refikut në Krujën malore deri në mbarim të luftës. Refiku e ndjeu se prinderit e tij patën një farë ngurrimi për t'i marrë këta njerëz të ēuditshëm në shtëpi, por më vonë ata u bënë si njerëz të një shtëpie. E vërteta është se nuk mund të ndodhte që një shtepi e tillë të mos pranonte miq.

Përveç rrezikut që u kanosej për vete nga gjermanët, tani u shtohej edhe problemi tjeter, ai i strehimit të shtatë njerëzve të huaj që jetuan në shtëpine e tyre për një kohë të gjatë. Kjo familje u dha strehë atyre për një vit të tërë. Rreth pesëdhjetë metra larg shtëpisë së Veselëve ishte një shpellë ku hebrejtë e rritur fshiheshin sa herë thuhej se po vinin gjermanët. Ata kurrë nuk dalluan tek mirëpritësit ndonjë farë bezdie. Interesant është fakti se familja shqiptare kurrë nuk pranoi të merrte qoftë edhe një qindarkë si shpërblim për shpenzimet e bëra për mbajtjen e miqve.

Pas luftës Refiku shkoi në Beograd për të bërë një vizitë tek Mandilët ku mësoi artin e të fotografuarit në studion e tyre. Më pas ai hapi studjon e vet në Tiranë.

Sulo Maça, bukw pwr 10 hebrej

Sulo Meçaj ishte nga Kruja. Ai jetonte me djalin dhe gruan në një shtëpi të vogël që ua kishte lënë trashëgim babai. Në vitin 1943 ai e hapi derën e shtëpise për dhjetë hebrej midis të cilëve kishte edhe pjestarë të familjes Battino. Djali i Sulos tregon se çfarë ndodhi kur erdhën gjermanët në Krujë "Babain e lajmëruan se gjermanët po vinin tek shtëpia jonë për të kontrolluar për hebrej. Ai u tha miqve që sapo të jepte një sinjal, ata duhej të shkonin zvarrë tek një vend që ai e kishte përgatitur posaēërisht për ta, nën ēati. Miqte i kapi paniku por babai u përpoq t'i bindtte se ata kurresesi nuk do të zbuloheshin. Njëri prej tyre e pyeti atë se ēfare do të ndodhte në se gjermanët do ta digjnin ndërtesën. Për t'i siguruar, babai më urdhëroi mua, të vetmin djalë që kishte, të shkoja nën ēati bashkë me të duke ndarë të njejtin fat nëse shtëpia do të digjej prej gjermanëve. Im atë nuk mund të zgjidhte rrugë tjetër. Kjo ishte ēështje nderi për të"

Pyetja se si e ndjeu djali i Sulos veten kur e urdhëroi babai që të rrezikonte jetën bashkë me hebrejtë, i shkakton njefarë hutimi dhe më pas përgjigjet se kjo ishte e vetmja gjë që mund të bëhej në ato çaste. Pyetjes tjetër se a do ta bënte edhe ai vetë atë që bëri i ati, ai i përgjigjet: "Pa as më të voglin dyshim" Nipi i Sulos i cili po e dëgjonte këtë histori dha të njejtën përgjigje. Që të dyve iu erdhën të habitshme pyetjet rreth kësaj ēështje.

Ndodhi edhe një ngjarje tjetër në Krujë e cila i trembi të dya palët, edhe hebrejtë edhe mikëpritësit e tyre. Kur partizanët e morën qytetin, filluan të vallzonin në rrugë. Hebrejte menjëhereë dolën prej vendeve të fshehta dhe iu bashkuan turmës që po festonte fitoren. Pak ditë më vonë gjermanët kundragoditën dhe e rimorën Krujën. Të gjithë banorët e qytetit tashmë e dinin se hebrejtë kishin dalë nga familjet Meçaj e Veseli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›