Të mbijetuarit ...
28/01/2005
Shpëtimi në Shqipëri, shkruar nga Harvey Sarner një filantrop amerikano - hebrej, është një pasqyrë historike shumë e veçantë ku tregohet se si shqiptarët e rrezikuan jetën e vet për t'i mbrojtur hebrejtë shqiptarë dhe ata të huaj gjatë kohës së Holokaustit.
Raportet se si danezët dhe bullgarët morën mbi vete rrezik të madh për t'i shpëtuar bashkëqytetaret e vet hebrej, janë të mirënjohura nëpërmjet të studimeve historike dhe dokumentare. Mbetet të ndriçohet e njëjta histori e guximit dhe humanizmit të shumë shqiptarëve gjatë ditëve të errta të Luftës së Dytë Botërore e cila është e panjohur për shumicën e amerikanëve, pasi asnjë kërkim ose studim i njëmendtë shkencor nuk është bërë mbi këtë temë.
“Prindërit e mij dhe unë erdhëm nga Gjermania në Shqipëri në vitin 1939. Ne ishim të lumtur që morëm viza shqiptare. Kaluam nëpër Itali dhe arritëm në Durrës brenda një nate. Kur arritëm gjetëm gjashtëdhjetë emigrantë të tjerë në Durrës dhe Tiranë. Tre javë më vonë Italia e pushtoi Shqipërinë. Në Shtator të vitit 1940, së bashku me emigrantë të tjerë, u evakuam për në Berat ku morëm një dhomë me qera. Në atë kohë ne kishim shumë pak para por gëzonim një ndihmë të vogël nga qeveria shqiptare. Familja muslimane që na e lëshoi dhomën me qera na ndihmoi shumë bujarisht veēanërisht me ushqime. Miqësia dhe mikëpritja që na afruan ishte një përvojë e mrekullueshme në atë vend.
Britanikët e bombarduan Beratin për ditë të tëra ndërkohë që ne siguruam një leje për tu vendosur në Lushnje ku qëndruam deri në qershor të vitit 1941.
Babai ishte piktor amator dhe bënte peisazhe nga natyra e më pas i dërgonte për shitje nëpër dyqane. Në verën e vitit 1941, një leje tjetër na dha mundësinë që të vendoseshim në Durrës. Aty morëm një dhomë me qera në Shkozet. Në shkurt të vitit 1942, dy italianë tentuan që të hynin me forcë në apartamentin tonë. Pronari i banesës, hapi një dalje nëpërmjet murit që na ndante. Kështu në rast rreziku ne mund të kalonim nëpër shtëpinë e tij, nëse kjo shihej e nevojshme.
Një polic shqiptar i pikasi prindërit dhe i kishte arrestuar ata. Inxhinjer Pilku dhe gruaja e tij Sharlota të cilët ishin qeradhënësit dhe miqtë tanë të parë që zumë në Shqipëri ia dolën që t'i lironin vetëm pas disa ditësh..
Kur gjermanët erdhën, në vitin 1943, ne u fshehëm menjëherë. Babai, të cilin mund ta dalloje lehtë se ishte hebre, shkoi në Krujë. Nëna dhe unë shkuam në shtëpinë e Pilkëve dhe kërkuam të bëheshim antarë të familjes gjermane të Sharoletëve.
Asgjë nuk na ndodhi deri në verën e vonë të vitit 1944, përpara se gjermanët të na gjenin e të na dërgonin tek shtabi i SS - ve për të na rregjistruar. Ne ndjeheshim të qetë sa kohë që gjermanët ishin të zënë në luftë me partizanët e nuk kishin kohë të merreshin me ne. Në nëntor ata u shporrën nga Shqipëria dhe ne u ēliruam. Ne shpëtuam vetëm në saje të guximit,miqësisë dhe mikpritjes së popullit shqiptar. Shqipërinë e lamë në shtator të vitit 1945”.
Ç'thotë Dr. Ana Kohen
“Familja ime ishte nga Janina. (Vetëm 10% e bashkësisë hebreje atje,shpëtoi) Shkuam në malet e Vlores, i ndërruam emrat në muslimanë dhe u përziem në mënyrë të padallueshme me vendasit të cilët na pranuan dhe na trajtuan si vëllezerit dhe motrat e tyre”.
Irenë Grunbaunn, njw libwr pwr shqiptarwt
Në një libër të kohëve të fundit në të cilën përshkruan përshtypjet e saj si hebreje në kohën e luftës, në Shqipëri, Irenë Grunbaum i bën homazh popullit shqiptar. Në paragrafin e fundit rreth Shqipërise ajo shkruan:
"Lamtumirë Shqipëri, thashë me vete. Ju na dhuruat kaq shumë mikpritje, strehë, miq dhe aventura. Lamtumirë Shqipëri! Një ditë do t'i tregoj botës se sa trima, besnikë e bujar, të fortë e të pathyeshëm janë djemtë tu. Aq trima, sa as vdekja as djalli s'mund t'i trembë ata. Nëqoftëse do nevoitet, unë do të tregoj se si ata i mbajtën refugjatët, se si nuk lejuan që dikush t'i prekte ata edhe atëherë kur e vunë jetën e tyre në peshoren e vdekjes. Portat e vendit tuaj të vogël mbeten hapur, Shqipëri. Autoritetet tuaja i mbyllën sytë kur kjo nevoitej, që t’u jepnin njerëzve të rrezikuar një shans për t'i shpëtuar njërës nga luftrat më të tmerrshme. Shqipëri, ne e çamë rrethimin vetëm në sajw të humanizmit tënd. Faleminderit.!" Ndjenjat e shprehura nga zonja Grunbaum gjetën jehonë tek hebrejt e tjerë. Fill pas mbarimit të luftsës, bashkësia hebreje në Jugosllavi nderoi dhe falenderoi popullin shqiptar për humanizmin e treguar. Një inxhinier hebre transmetoi një mesazh në radio ku falenderoi tërë popullin shqiptar. Ai citohet të ketë thënë: "Shqiptarët, falë natyrës së tyre liberale e kanë gjykuar gjithmonë tjetrin në bazë të meritave personale dhe kanë qënë vazhdimisht të mëshirshëm ndaj njerëzve të shtypur dhe të mjerë."
Ai vazhdon: "Të gjithë hebrejtë që e lanë Jugosllavinë, të shtrënguar nga gjermanët, gjetën shtëpi të hapura dhe njerëz bujarë në Shqipëri." Pse?
Si mund të spjegohet fakti që refugjatët hebrej në Shqipëri, përfshirë edhe ata që erdhën nga jashtë gjetën të njëjtën mbrojtje brenda kufijve të atij vendi? Përse shqiptarët e morën përsipër rrezikun duke i shpëtuar hebrejtë? Përgjigja gjendet sa tek kodi moral i shqiptarëve, i njohur si "Kanuni" aq edhe tek koncepti i njohur shqiptar, "Besa".
Ka edhe përgjigje të tjera të mundshme por ngado që t'i kërkojmë ato gjithnjë mblidhen në një: Hebrejtë e Shqipërisë njiheshin si shqiptar. Ata vlerësoheshin si vendas. Vetëm disa prej tyre flisnin hebraisht ose ladino. Ata flisnin shqip dhe greqisht dhe nuk e veēonin veten nga shqiptarët, ndonëse përpiqeshin që jetën dhe fqinjësinë ta bënin me njëri tjetrin.