Shtohen blerësit e qetësuesëve-droga
28/01/2005
Shiten në famraci shpesh edhe pa recetën e mjekut
Edhe qetësuesit janë droga, por të lehta dhe jepen me recetë. Librium, loram, persan, sanosan, deprim... Janë disa nga qetësuesit farmaceutikë më të shitur të farmacive shqiptare. Gjithnjë e më të shumtë përdoruesit e këtyre substancave psikotrope. “15 blerës në ditë”, kjo është mesatarja e klientëve të këtyre substancave në një prej farmacive të zakonshme të Tiranës, siç na thotë farmacistja Elona Xhufi. Kundër stresit, ankthit, pagjumësisë, shqetësimeve... Kur flitet për dhimbje të forta, atëherë guxohet edhe me morfinë apo petadinë. Por droga të tilla të forta nuk i gjen rëndom në farmacitë kryeqytetase. Nga çajërat te heroina, cilat janë “drogat” që shiten në farmaci? Mënyra primitive për të përgatitur drogë. Seria e atyre që mund të quhen droga është shumë e gjatë dhe fillon edhe me ato që përgatiten në mënyrë primitive nga fshatarët. Nga lulëkuqja te morfina, si janë shitur drogat në farmacitë shqiptarë për të lehtësuar dhimbjet e forta të të sëmurëve me tumor apo edhe atyre me kriza në tëmth e në veshka.
Jo vetëm në Shqipëri, edhe në vende të tjera, kanabisi, edhe pse njihet si drogë e butë, është i ndaluar njëlloj si heroina apo kokaina. Megjithatë, përdoruesit e kësaj lloje droge janë të shumtë. Është droga më e konsumuar në botë dhe megjithëse nuk janë bërë sondazhe të posaçme për këtë, edhe në Shqipëri, duket se ka patur përdorim të gjerë. Një mjek i vjetër onkolog, tregon se si hashashi është përdorur tradicionalisht në krahinat shqiptare, madje edhe nga nënat për të vënë në gjumë fëmijët e tyre. Ai na shpjegon se në fakt hashashi nuk është gjë tjetër veçse lulëkuqe e përzier me pataverinën. “Ai është konsideruar gjithnjë si një qetësues i zakonshëm dhe nuk është njohur si drogë në Shqipëri”, tregon mjeku. Onkologu shton se gama e produkteve bimore që luajnë rolin e drogave është e gjatë. Këtu ai përfshin edhe drogat që përgatiten në mënyrë primitive nga fshatarët në kushte shtëpiake. Por nuk është e rekomanduar të jepen receta. Përveç këtyre mënyrave, të shumtë janë ata që e kërkojnë qetësinë te qetësuesit. Në farmacitë e kryeqytetit na thonë se valiumët janë tepër të shitur. Janë ndër medikamentet më të shitura pas paracetamolit. Kundër stresit, ankthit, lodhjes, pagjumësisë. Shkaqet e përdorimit janë nga më të ndryshmet. Farmacistja Elona Xhufi na thotë se në farmacinë e saj shet më së shumti librium dhe valium. “Libriumi preferohet shumë nga gratë, të cilat e përdorin gjatë menopauzës, njihet si një produkt anksiolitik dhe konsumohet dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë për qetësim. Lorami ose temestra, i familjes së valiumit, tërhiqet gjithashtu si gjumëndjellës. Për stresin dhe ankthin, produkti i ri që ka hyrë është persani, me bazë bimore. Ai ka në përbërje të vet valerian, mendër dhe lule basani”, na shpjegon farmacistja. Ndërsa në një farmaci tjetër na thonë se shumë të shitura janë substancat qetësuese me bazë bimore të tilla përveç persanit, si sanosani dhe deprimi. Ato tregtohen me tableta. “Ndoshta punën e tyre do ta bënin edhe çajërat, por t’i marrësh me tableta është shumë më e thjeshtë dhe klientët e kanë më të lehtë t’i përdorin”, thotë ajo.
Drogat e forta, si merren nga mjeku
Janë të ndaluara me ligj në Shqipëri, por në Tiranë gjendet një farmaci që i tregton. Nuk është e njëjta që i ka shitur para viteve ’90. Sipas mjekëve, është një gjë shumë e mirë që shitja e drogave të forta është kufizuar vetëm në një farmaci, sepse në këtë mënyrë kontakti i toksikomanëve me to bëhet edhe më i vështirë. “Sigurisht, për ta nuk është e pamundur të gjejnë mënyrat për të mbërritur te morfina apo petadina, nëse kanë krijuar gjendje varësie me to. Duket se është e vështirë t’i ndalosh”, shprehet onkologu. Ai ka punuar në spitalin onkologjik për shumë vite, derisa ka dalë në pension dhe thotë se drogat e forta u janë rekomanduar gjithnjë pacientëve që kanë vuajtur nga sëmundje kanceroze, të shoqëruara me dhimbje të forta. “Droga të tilla jepen me recetë të posaçme dhe të firmosur nga tre mjekë. Kjo metodë, me sa di unë, vazhdon të ndiqet edhe sot”, tregon mjeku. “Morfina ka qenë një ndër drogat më të rekomanduara për të tillë pacientë. Ato shkaktojnë varësi te pacienti, por qëkurse ai vuan nga një sëmundje e pashërueshme, kjo nuk përbën më problem për të”, thotë mjeku. Droga si morfina dhe petadina janë lëshuar me recetë të posaçme nga mjeku edhe për të sëmurët me gurë në veshka apo ato që vuajnë nga krizat e tëmthit, për të lehtësuar dhimbjet. Tjetër gjë ndodh me amfitaminat, të cilat janë shitur edhe pa receta, por që në fakt kanë efekte të një droge të vërtetë. Amfitaminat, metamfitaminat dhe drogat si “Ecstasy” janë stimulues të sistemit nervor qendror. Amfitaminat presin oreksin dhe provokojnë një ndjesi të fitimit të fuqive, besimit në vetvete, të të ndjerit mirë dhe të euforisë. Pas një përdorimi të zgjatur, ato mund të shkaktojnë nervozizëm, anoreksi, pagjumësi, axhitim, dridhje. Efektet kardiovuskolare nënkuptojnë rritje të presionit arterial dhe aritmi kardiake. Amfitaminat penetrojnë shpejt në gjak. Para nëntëdhjetës, farmacia e vetme që i tregtonte drogat e forta ishte në rrugën e Durrësit. Tani e vetmja farmaci që i tregton është e izoluar. Me derë të blinduar dhe kasafortë ku sigurohen drogat, vjedhja e tyre është bërë e pamundur, ndërsa na thonë se për të mbërritur deri tek ato me mënyra të tjera është gati e pamundur, pasi duhet të jesh i pajisur me një recetë të firmosur nga tre mjekë të onkologjikut.