Kemi djegur 35 % të fondeve ndihmë
28/01/2005
Ndihma që do të jepet nga të huajt varet nga qeverisja e parave
Kemi djegur 35 për qind të fondeve të dhëna si ndihmë për 12 vjet. Vendi ynë mund të kapërcej cakun e vendeve të pazhvilluara nëse qeveris siç duhet fondet që i jepen. Kështu, organizatat e ndihmës garantuan 4.28 miliardë dollarë për periudhën nga viti 1991 deri në 2003-in, por vetëm 2.9 miliardë dollarë, apo 65 për qind e shumës së premtuar, arritën të përdoren. "Megjithëse janë rritur thirrjet për ndihmë, çështjet e qeverisjes së mirë janë shumë të rëndësishme", nënvizohet në raportin e PNUD.
2005, vit vendimtar
Tashmë që kanë mbetur dhjetë vjet nga afati për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, viti 2005 është përcaktuar si “Viti vendimtar”, kur duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme dhe strategjike.
Rritet ndihma
Raporti rekomandon që ndihma nga vendet e industrializuara duhet të rritet deri në 0.44 për qind e të ardhurave të brendshme bruto e vendeve të industrializuara në 2006-ën dhe të arrijnë shifrën 0.54 për qind deri në vitin 2015 – që është në fakt më pak se synimi global prej 0.7 për qind i premtuar nga kryetarët e shteteve në vitin 2002.
21.14 miliardë dollarë për të përgjysmuar të varfërit
Në Shqipëri, burimet e nevojshme për të përgjysmuar numrin e njerëzve që jetojnë në varfëri llogariten në shifrën 21.14 miliardë dollarë për përiudhën nga viti 2000 deri në vitin 2015. Shqipëria ka marrë 342 milionë dollarë si Asistencë Zyrtare për Zhvillimin (ODA) për vitin 2003. Në këtë nivel asistence, ODA duhet ta rrisë vlerën aktuale vjetore 5.5 herë dhe të vazhdojë për 12 vjet për arritjen e OZHM-ve deri në vitin 2015.
Ndihma e huaj
Ndihma e huaj për Shqipërinë nuk menaxhohet në mënyrë sistematike, duke ndikuar negativisht në planifikimin dhe ekzekutimin e ndihmës së huaj. Raporti rekomandon që përveç rritjes së fondeve, nevojitet një ndihmë e fokusuar dhe efikase që shkon te programet që synojnë varfërinë ekstreme, urinë dhe sëmundjet. Duke bashkuar ndihmën dhe duke e shpenzuar atë në mënyrë lokale dhe strategjike, asistenca do të ishte më efikase dhe më pak e kushtueshme.
Përfitime nëse buxheti bëhet transparent
Raporti specifikon se do të përfitojnë vetëm ato vende që janë zotuar për zbatimin e praktikave të qeverisjes së mirë dhe buxhetim transparent. “Mbështetja e zgjeruar ndërkombëtare duhet t’i shkojë vendeve që kanë demonstruar qeverisje të mirë, vendeve që po përpiqen të zgjerojnë ekonomitë e tyre, të reformojnë sistemet e tyre politike dhe të luftojë korrupsionin”, thotë profesori Sachs. Një rekomandim shumë i rëndësishëm i Raportit është që qeveritë e vendeve në zhvillim të adaptojnë strategji zhvillimi që do të çojnë në arritjen e OZHM-ve. Dokumenti shqiptar i Startegjisë së Uljes së Varfërisë, i zgjeruar në Strategji Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik dhe Social (SKZHES), është në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka ecur përpara me lokalizim e OZHM-ve në nivel nën-kombëtar nëpërmjet përgatitjes së shtatë Raporteve Rajonale me përfshirjen e shumë aktorëve. Pesë Raporte të tjera Rajonale do të dalin gjatë vitit 2005.
Shqiptarët, 25 për qind, të varfër
"Në Shqipëri, ku afërsisht 25 për qind e popullsisë është e varfër, dhe afërsisht 5 për qind e popullsisë vuan nga varfëria ekstreme, ka shumë për të bërë, veçanërisht për sa i përket përmirësimit të qeverisjes, infrastrukturës dhe shërbimeve cilësore shëndetësore dhe arsimore", thohet në raportin e PNUD-it. “Ne i kemi mundësitë që t’i japim fund varfërisë ekstreme brenda brezit tonë. Jo thjesht ta përgjysmojmë varfërinë – nëse duam ta zhdukim varfërinë, këtë mund ta bëjmë deri më 2025", thotë profesor Sachs.