E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata Publike nuk heq dorë nga kërkesat

Drejtues së Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike kanë bërë të ditur se nuk do të heqin dorë nga pesë kërkesat e tyre, pasi dyshojnë se Qeveria e Kosovës do t’i përmbahet marrëveshjes.

Ndue Kalaj, kryetar i Sindikatë së Pavarur të Administratës Publike, ka thënë për Kosovapress se nëse nuk përmbushen kërkesat e sindikatës, atëherë do të mbetet në fuqi vendimi për aplikimin e masave sindikale, e cila parasheh grevë në vend të punës.

“Ne kemi një përvojë të keqe nga Qeveria, pasi që edhe marrëveshjet ndërkombëtare shpesh nuk i implementon, e lëre më tonat. Duke e ditur këtë gjendje, ne kryesitë e sindikatave jemi dakorduar që masa të cilën e kemi marrë në mënyrë unike, greva në vendin e punës e paralajmëruar për ditën e hënë të mbetet në fuqi, por ajo të shtyhet. Kemi marrë përafërsisht 10 majin, duke marrë parasysh se premtimi për përmbushjen e saj është thënë se do të bëhet në pagat e prillit”, ka thënë Kalaj.

Reagimi i Kalajt vjen pas marrëveshjes së arritur dje në mes të tri sindikatave të shërbyesve civil dhe Qeverisë së Kosovës, të cilët kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi, i cili parashikon që nga muaj prill të rriten pagat e punëtorëve të administratës civile deri në 20 për qind dhe plotësimin e kërkesave tjera.

Ndryshe, kërkesat e këtyre punëtorëve nga Qeverisë së Kosovës janë, nivelimi i pagave të shërbyesve civil dhe kategoritë e tjera që financohen nga Buxheti i Kosovës, që nënkupton një rritje të pagës prej së paku 50 për qind, realizimin e shujtës së premtuar nga ministri i Administratës Publike, sigurimi i shpenzimeve të udhëtimit, sigurimi i ushqimit, kërkesa për përcaktimin e stazhit të punës dhe të paguhet konform kontratës kolektive që nënkupton 0.3 për qind për çdo vit të stazhit të punës, si dhe kërkesë tjetër është edhe që deri në nxjerrjen e ligjit për shërbimet civile, të paguhen dhe të caktohen kontratat individuale të punës për tri vite.

(Kosovapress)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›