Hakerët serb sulmojnë ueb-faqen e Ministrisë së Drejtësisë

Hakerët serbë kanë vazhduar punën e tyre. Në orët e hershme të mëngjesit të së premtes është sulmuar ueb-faqja zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës nga grupi i ashtuquajtur Hakerët serb.
“Pas sulmit, në ballinë të ueb-faqes së MD-së, nuk ishte pamja e zakonshme, roli dhe misioni i kësaj Ministrie, por mesazhe të qarta sulmi, ku ishin vendosur simbole serbe dhe mbishkrimi “Kosova është Serbi”, si dhe objekte të ndryshme fetare serbe”, bënë të ditur zyra e informacionit të kësaj ministrie.
Sipas komunikatës, zyrtarë të teknologjisë informative, që mirëmbajnë këtë ueb-faqe, shumë shpejtë arritën ta rikthejnë sërish në funksion ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës.
(Kosovapress)