Administrata Publike, trajnim për 150 drejtorë
15/02/2005 Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara nënshkroi një projekt-dokument, i cili parashikon trajnimin e 150 menaxherëve shqiptarë të Administratës Publike, bëhet fjalë për drejtorë drejtorie dhe shefa sektorësh në ministri dhe institucione që varen prej saj. Projekti financohet nga SIDA, Program i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim i Suedisë dhe zbatohet nga PNUD në Shqipëri në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Trajnimit të Administratës Publike. Projekti do të zgjasë 1 vit dhe synon të rrisë kapacitetet mnaxhuese të Administratës Publike. Një modul trajnimi do të zgjasë 18 ditë. Në fazën e dytë, Administratës Publike do t'i jepet mbështetje teknike, do të përzgjedhen 8 veta, të cilët do të trajnohen jasht shtetit. Përzgjedhja ka nisur deri tani, në Drejtorinë e Administratës Publike janë paraqitur rreth 180 kërkesa, prej nga do të zgjidhen 150 vetë, nga 10 veta për çdo institucion. Ndërkohë këto trajnime do të vazhdojnë çdo vit, sikundër ndodh në Adminsitratën Publike të çdo vendi evropian.