Trajnohen 25 krerë të komuniteteve fetare
16/02/2005 Për tri ditë u trajnuan 25 krerë të komuniteteve të ndryshme fetare të Durrësit dhe Kavajës. Ky ishte niveli i dytë i seminarit të trajnimit “Mbi zgjidhjen e konflikteve” realizuar nga Fondacioni Shqiptar Për Zgjidhjen e Konflikteve(FZKPM) në bashkëpunim me “Fostering Religious Harmony in Albania, pjesë e programit “Ëorld learning” të financuar nga USAID. Ky projekt ka si qëllim të përmirësojë harmoninë midis komuniteteve fetare në Shqipëri dhe të nxisë tolerancen midis tyre nëpërmjet kualifikimit të krerëve fetarë për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e konflikteve. Tematika e ëorkshopeve është e orientuar drejt nxitjes së bashkëpunimit në çështje të ndryshme në interes të përbashkët të shoqërisë, drejt krijimit të një klimë të përshtatshme për vlerësimin dhe respektimin e identiteteve fetare, iniciativave të parbashkëta të krerëve dhe veprimtarëve fetare, etj. Projekti “Fostering Religious Harmony in Albania”, ka filluar zbatimin e tij gjashtë muaj më parë në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Librazhd, Kavajë, Durrës dhe Lezhë, e do të zgjasë edhe dy vjet.