Rikthehen edhe një herë flokët e gjatë dhe kaçurrelë
16/02/2005 E krehur përgjysmë
Të gjatë, gjithë volum dhe me shumë rrica e onde. Lamtumirë paraqitjes ekstra të shtrirë dhe flokëve të shkurtër. Flokët për këtë stinë duhet të mos krihen. E lodhur nga serioziteti dhe rreptësia, gruaja e modës zgjedh krehje të shpenguara, maksi volumin dhe baluket që shkurtohen me afrimin e vapës. Në lidhje me rikithmet e mëdha, shpluhurosen sërish vitet ’40-’50, por edhe vitet ’70 e ’80, mes shkëlqimit madhështor. Stili duhet të jetë i shpenguar, me ndikime të lehta hippy dhe një pamje jo dhe aq të krehur, sikur të të marrë era flokët dhe të të ketë prishur vetëm pak krehjen. Fjalëkalimi: natyrale. Që do të thotë edhe kokë e shëndetshme dhe seksi, gjë që nënkupton jo shumë manipulim mbi flokët, edhe pse në të vërtetë nuk ndodh përherë kështu. Perëndon pamja e shkëlqyesit në modelet e flokëve të shtrirë nga xhelërat e ndritshëm. Paraqitja për vitin 2005 bëhet përherë dhe më e egër, por ama më e kujdesshme. Cullufe dhe onde të shpenguara do të jenë shumë të shkujdesura, por, kjo është vetëm ajo që ndodh në dukje. Paraqitja e shpenguar, në fakt, kërkon shumë më kujdes se sa përfytyrohet, të paktën për të mos bërë të dukemi sikur sapo jemi çuar nga shtrati pas një nate të çmendur në diskotekë ose pub. Sigurisht, nuk do të mungojë xheli, do të jetë sidomos në modë xheli jo i ndritshëm që jep efektin e flokut të lagur, por më së shumti xheli i ngurtë, pikërisht për t’i dhënë një efekt natyrshmërie çrregullit. Do të ketë ndonjë problem më shumë për ato që i kanë flokët e drejtë si makarona spageti. Në këto raste, kujdesi duhet të jetë edhe më i madh. Për flokët që as nuk duan t’ia dinë për onde, rrica apo kaçurrela, rikthehen bigudinat dhe permanenti, me kusht që efekti të duket përherë, sa më tepër i natyrshëm. Mjerë ajo që ka kaçurreka si Shirley Temple!