Kidman tepër e vjetër: ndërpritet filmi
15/02/2005 Që Nicole Kidman nuk është më një vajzë e re, kjo duket, megjithatë mbetet një nga gratë më të bukura të botës. Por në moshën 37-vjeçare do të rezultonte pak e besueshme në rolin e protagonistes së “Eucalyptus”, filmi që ylli i Hollivudit do të xhironte përkrah Russell Crowe. Xhirimet janë shtyrë dhe, sipas tabloidëve, shkaku është mosha e avancuar e aktores.
Komunikata për shtyp – shpërndarë nga vetë protagonistët, nga regjisori Jocelyn Moorhouse dhe producenti Uberto Pasolini – shpjegon se ciak-u i parë është shtyrë në një datë të pacaktuar për shkak të problemeve që lidhen me skenarin, i cili ka “nevojë për më shumë punë".
"Kemi rënë dakord që gjëja më e mirë do të ishte të shtynim xhirimet deri kur bazat e projektit të jenë të forta", shpjegohet në komunikatën për shtyp. Por, papritur, janë kthyer në shtëpi një pjesë e madhe e njerëzve të trupës, të cilët kishin “pushtuar” qytezën australiane të Bellingen, e zgjedhur për të pritur kastën e një filmi 4 milionë euro.
Natyrisht që nuk munguan shkrimet nëpër tabloide, sipas të cilave, shkaku i skandalit ishte mosha e madhe e Kidman. Më skeptiku do të ishte shkrimtari Murray Bail, autori i romancës mbi të cilën bazohet "Eucalyptus". Sipas mendimit të tij, nuk do të kishte kuptim t’i besoje një 37-vjeçareje rolin e protagonistes, Helen, që në film sapo i ka mbushur të 19-at.
Gjithë kësaj do t’i shtohej klima e tensionit që do të krijohej mes Crowe, producent i filmit dhe regjisorit Moorhouse, që së bashku me ish-gladiatorin ka bërë skenarin.
Filmi, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Australi, tregon historinë e një gruaje të re, fati i së cilës është i lidhur me plantacionet e eukaliptit të të atit: ai ka vendosur t’ia japë vajzën për nuse vetëm atij që do të arrijë të njohë çdo lloj të qindrave bimëve që ka kultivuar.
Jo vetëm jeta profesionale, por edhe ajo private, duket se nuk shkon mirë për Kidman.
Duke qenë se në moshën 37-vjeçare aktorja kërkonte qëndrueshmëri dhe jo një lidhje aventureske, pas katër muajsh fejesë, ajo ka lënë manjatin e pasur Steve Bing. Duket se Kidman kishte tentuar për një kohë të gjatë të bindte të dashurin e saj të martoheshin dhe kurrë nuk e arriti dot këtë, e la.
Me një fjalë, një grua e pjekur dhe me dy fëmijë nuk gjen lehtë fëmijë, edhe pse quhet Nicole Kidman dhe është një nga aktoret më të kërkuara të Hollywood-it. I fejuari Steve Bing, i famshëm për lidhjen që ka pasur me modelen Elizabeth Hurley, ka qenë prej kohësh i lidhur pas Kidman, që e ftoi edhe në Australi gjatë festave të Krishtlindjeve për t’ua prezantuar fëmijëve, Isabella e Conor. Shumë serioze në synimet e saj, Kidman besonte se e kishte bindur të krijonte familje, por Bing vazhdoi me të tijën, derisa Nicole humbi durimin. Sipas miqve, e la kur kuptoi se Bing nuk do të martohej kurrë me të dhe i paralajmëroi të gjithë meshkujt e tjerë që i vardisen: "Qëndroni larg, nëse nuk keni qëllime serioze!".