Zyrat e gjendjes civile kalojnë në duar të francezëve

16/02/2005 Kompania franceze “Vlateg” do të marrë zyrat me koncension dhe do të shesë kartat e identitetit me çmimin e caktuar nga Qeveria
Për të marrë kartën e identitetit do të paguajmë para në zyrat e gjendjes civile dhe, për rreth dy vjet, këto zyra do të “flasin” frëngjisht. Komisioni i Ekonomisë i ka dhënë me koncension te një kompani franceze “Vlateg”, zyrat e gjendjes civile, të cilat brenda dy vjetëve duhet të jenë plotësisht të informatizuara. Kjo do të thotë që çdo informacion i nevojshëm, që deri dje ka qenë i mbyllur në regjistra, sot do të gjendet në rrugë kompjuterike. Përmes informatizimit do të garantohet regjistrimi dhe çregjistrimi i banorëve nga zona të ndryshme, duke bërë në mënyrë automatike kalimin e gjendjes dhe duke shmangur burokracitë dhe kostot e shumta. Kështu, në rast se një banor do të ndërrojë zonën e banimit dhe do të kalojë nga një qytet në një tjetër, apo nga një lagje në një lagje tjetër, kalimi i gjendjes civile bëhet jo nëpërmjet shkrsave dhe urdhërave, por në mënyrë elektronike. Ndërkohë, kartat e reja të identitetit nuk do të shpërndahen më falas për njerëzit, të cilët duhet të paguajnë për t’u pajisur me një të tillë. Çmimi i tyre do të përcaktohet nga qeveria dhe të ardhurat do të arkëtohen nga kompania franceze. Ministri i Pushtetit Vendor ka konfirmuar se banorët nuk do të paguajnë asnjë kosto shtesë, pasi certifikatat do të mbeten me të njëjtin çmim. Por, ndërkaq, jo të gjitha punët në gjendjen civile do t’i bëjnë francezët. “Kompania franceze ‘Valteg’, do të marrë përsipër modernizimin e zyrave të gjendjeve civile, do të menaxhojë vetëm disa shërbime të caktuara”, ka sqaruar Blushi, deputetët e Komisionit të Ekonomisë. Lajmi nuk është pritur mirë nga deputetët e opozitës, të cilët kanë votuar në fund kundra këtij koncensioni, duke e quajtur të nxituar dhe me pasoja. Por, ndërkaq, francezët e “Valteg” kanë marrë përsipër të venë në zbatim një projekt që do t’u kushtojë rreth 8 milionë euro. Marrëveshja me qeverinë është që francezët ta paguajnë vetë investimin, por në fund, ata do të marrin paratë për çdo kartë identiteti të shitur. Sipas përfaqësuesve të Pushtetit Lokal, kompania franceze ka filluar studimin e situatës në gjendjet civile, për të patur të qartë një program pune për dy vitet e ardhshme. Sipas francezëve, edhe pse projekti parashikohet të zgjasë dy vjet, bonuset e tij do të ndihen në zgjedhjet e këtij viti. Kështu, edhe pse opozita nuk ka qenë dakord me projektin koncensionar, duket se shumica e votave ka bërë që projekti të kalojë për miratim në Kuvend.
Administrata, punonjësit nuk janë profesionistë
Fati i punonjësve në administratën e gjendjes civile është vënë në diskutim. Marrja në dorëzim e sistemit nga francezët, do të shoqërohet me punësimin e një numri të lartë specialistësh francezë, që do të vënë në zbatim projektin. Jo vetëm kaq, por punonjësit që do të punojnë duhet të jenë të specializuar dhe të kenë njohuri të mira informatike. Duket se kjo nuk mund të thuhet për të gjithë administratën e gjendjes civile. Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Ridvan Bode, ka kujtuar se ky është një nga problemet më themelorë të dhënies me koncension të zyrave të gjendjes civile. Por, argumenti i tij është kundërshtuar nga ministri Blushi. Kreu i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit ka garantuar se nuk do të ketë asnjë ndryshim në radhët e administratës së gjendjes civile, që do të vazhdojë të mbetet nën pronësinë e shtetit, ndërkohë që Blushi ka konfirmuar se do të jepet me koncension vetëm shërbimi i informatizimit dhe jo i gjithë institucioni. Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit ka paraqitur në Komision faturën e lartë të administrimit të gjendjeve civile. Vetëm mbajtja e zyrave të gjendjes civile i ka kushtuar qeverisë afro 8.4 miliardë lekë, vetëm gjatë vitit 2004.
Kundër
Opozita ka qenë kundër dhënies me koncension të zyrave të gjendjes civile, duke e quajtur si hapi i fundit që duhet të bëjë një qeveri. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Ridvan Bode, e ka konsideruar si të gabuar dhënien me koncension të këtij shërbimi të gjendjeve civile. Sipas Bodes, ky është një hap që duhet të bëhet me tender ndërkombëtar, sepse dhënia me koncension ka rezultuar si formë më e gabuar e dorëzimit të pronave shtetërore. Bode ka deklaruar se është dakord të informatizojë dhe modernizimin e gjendjeve civile, por, kjo duhet të bëhet përmes një tenderi. Bode theksoi se, zyrat e gjendjes civile nuk jepen me koncension, pasi konsiderohen instrumente të funksionimit të një shteti. E ardhmja e administratës së këtyre zyrave dhe humbja e vendit të punës, ka qenë një tjetër argument nga ana e Bodes, për të kundërshtuar dhënin me koncension të shërbimit të gjendjes civile.
Pro
Ministri i Pushtetit Vendor, Ben Blushi, ka mbrojtur në Komisionin e Ekonomisë dhënien me koncension të shërbimit të gjendjes civile. Sipas Blushit, informatizimi i këtij sistemi do të shkurtojë proceset burokratike dhe kostot për të marrë informacionet e duhura nga këto zyra. Ky sistem do të ndihmojë në fushatën zgjedhore dhe do të vendosë rregull në zhvendosjen e popullsisë nga një zonë në një tjetër. Për ministrin Blushi, dhënia me koncension shkurton shpenzimet e mëdha buxhetore për të mirëmbajtur këto zyra. Blushi ka kërkuar që koncensioni të miratohet në Komision, pasi qeveria nuk do të paguaj asnjë lek për investimin dyvjeçar dhe të gjitha shpenzimet do të merren përsipër nga kompania franceze. Ndërkaq do të jetë shteti ai që do të caktojë çmimin e kartës së identitetit, duke mos lejuar rritjen e tij në mënyrë abuzive.
Projekti 8 milionë euro
Buxheti
8.4 miliardë lekë
ARMO bën bilancin përpara privatizimit
Së shpejti privatizohet ARMO. Në tenderin e privatizimit të shoqërisë ARMO, firmat e privatizimit janë kroate dhe perëndimore e asnjë firmë vendase. Shoqëria e naftës ARMO është drejt privatizimit në muajin prill të këtij viti. Ministri i Industrisë dhe Energjetikës, Viktor Doda, teksa ka vlerësuar treguesit e arritur për periudhën e vitit 2004, për këtë shoqëri ka zbuluar edhe 9 kompani të huaja, që do të jenë pjesëmarrëse në tenderin për privatizimin e kësaj shoqërie. ”Firmat pjesëmarrëse në këtë tender janë ato kroate dhe perëndimore, ndërkohë që është përjashtuar pjesëmarrja e firmave vendase në këtë proces tenderimi”, ka thënë Doda, që lidhen me përzgjedhjen e kritereve që duhet të plotësojnë për këtë qëllim. Ka disa kritere të përcaktuara për privatizimin e ARMO-s, të cilat nuk i përmbushin firmat vendase dhe duhet të kenë eksperiencë dhe mjetet e nevojshme financiare për këtë proces privatizimi”. Pas analizës së punës për periudhën e vitit 2004, për shoqërinë e naftës ARMO, ministri i Industrisë, Doda, ka vlerësuar pozitivisht realizimin e treguesve të fitimit, që ka arriutr në vlerën monetare prej 371 milionë lekë të reja, gjithashtu, edhe shlyerjen e sigurimeve shoqërore 100% si dhe shlyerjen e detyrimit shtetëror në 26 miliardë lekë të reja. Ndërkohë, ministri Doda ka përmendur se investimet në këtë shoqëri për vitin 2004, janë paraqitur me tregues të ulët, të cilat janë rezultat i mosnjohjes mirë të procedurave të tenderimit. ”Konkretisht, realizimi i investimeve është 58% i asaj të parashikuar dhe mosrealizimi vjen nga mosnjohja e procedurave të tenderimit”, ka thënë Doda.
Irena Mërtiri