Solis-Angjelit: Mos fusni kripë të pajodizuar

16/02/2005 Ministri i Shëndetësisë kërkon të zbatohet vendimi i miratuar nga Qeveria 8 vite më parë
Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, i është drejtuar dje ministrit të Financave, Arben Malaj dhe drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Shpëtim Idrizi, me një shkresë, në lidhje me importimin e kripës së jodizuar për konsum human. Pamjaftueshmëria jodike shkakton strumën, prapambetje mendore dhe fizike, sidomos te fëmijët. Në kuadrin e luftës kundër pamjaftueshmërisë jodike në vendin tonë, bazuar edhe në rekomandimet e OBSH, fortifikimi i kripës me jod është parë si zgjidhja më e mirë. Në bazë të të dhënave të grumbulluara nga Inspektoriati Sanitar Shtetëror është konstatuar se në doganat tona, krahas kripës së jodizuar për konsum human, hyn dhe një sasi e konsiderueshme kripe e pajodizuare, e cila përfundon në treg për konsum human. Në doganën e Durrësit dhe Kapshticës e gjithë sasia e kripës së analizuar dhe importuar për vitin 2004 ka qenë 3200 tonë. Në konferencën e mbajtur për këtë problem vitin e kaluar u tha se konsumi i kripës në vend është 11 mijë tonë në vit, ndërsa kriporja e Vlorës prodhon vetëm 300 tonë kripë. “Për sa më sipër, Ministria e Shëndetësisë e sheh me shumë interes bashkëpunimin në këtë fushë për të shmangur hyrjen e kripës së pajodizuar për konsum human. Mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministrave, nr.549, datë 27.11.97 "për importimin e kripës së gjellës së jodizuar dhe prodhimin e saj në vend". Ky vendim lejon vetëm importimin e kripës së jodizuar për konsum human dhe se çdo parti e kripës duhet ta ketë të përcaktuar destinacionin e përdorimit”, thuhet në kërkesën e dërguar nga Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis. Çdo parti e kripës duhet të kontrollohet nga Inspektoriati Sanitar Shtetëror si dhe të mos lejohet të shpërndahet kripa nga doganat pa fletanalizën shoqëruese të Drejtorisë së Shëndetit Publik të Rrethit përkatës, ku niveli i jodit për konsum human në nivel dogane duhet të jetë jo më pak se 40 mg/kg. Por, as në fabrikën e Vlorës nuk ka një laborator, që do të bënte jodizimin e kripës. Për shkak të mungesës së kaliadatit, ai nuk funksionon. Ndërkohë duhet të ngrihen dhe laboratorë në zona të caktuara që të bëjnë kontrollin e jodit.
Problemet, nga struma, abortimi,
keqformime, rënie në inteligjencë
Nënat me probleme jodi mund të abortojnë disa herë rresht, lindin fëmijë para kohe e nën peshë, por edhe kur i lindin fëmijët, ata nuk kanë inteligjencën e duhur, përveç nevrikut dhe sensibilitetit të tepërt, që iu sjell sëmundja. Keqformimet e fëmijës hiperjodizimi kongenital është një problem tjetër i shfaqur në vendin tonë. Sipas mjekes Grimci, te fëmijët 3 në 1 mijë të porsalindur kanë keqformime të lindjes për shkak të tepricës së jodit. Në vendin tonë kjo shifër shkon 10 deri 15 fëmijë në 1 mijë të porsalindur, por vetëm 3 deri 5 fëmijë në 1 mijë lindje shkojnë për t’u diagnostifikuar te mjeku.
Të mbesësh në klasë, për shkak të jodit
Nënave ndoshta nuk iu shkon në mendje se fëmijët e tyre mund të mbeten në klasë pikërisht për shkak të mungesës së jodit. Fëmijët e lindur nga gra me hipertiroidizim të patrajtuar kanë vështirësi dhe probleme në të mësuar. Rreth 21 për qind e fëmijëve të lindur nga këto gra kanë vështirësi në të mësuar, ndërkohë që nga gratë e mbajtura nën kontrollin e mjekut vetëm 11 për qind e fëmijëve kanë patur probleme me të mësuarit. Ndërkohë, rreth 8 për qind e fëmijëve të lindur nga gratë e patrajtuara nuk kanë arritur të marrin dot klasën kur kanë hyrë në shkollë, ky problem është 4 për qind te fëmijët e nënave të mbajtura nën kontroll. Sipas studimit, kur nënat trajtohen deri në fund të muajit të gjashtë të shtatzënisë, jodi mbron trurin e fetusit nga efektet e mungesës së jodit. Trajtimi i mëpasshëm, gjatë shtatzënisë ose pas lindjes përmirëson rritjen e trurit dhe stadet e zhvillimit të tij, në mënyrë të pakët, por nuk përmirëson statusin neurologjik. Sipas mjekes Lindita Grimci, koeficienti intelektual te të sëmurët me tiroide ulet në 13 për qind deri 15 për qind. Kjo, kryesisht në zonat Korçë, Dibër, Mat, Skrapar.
Problemi ndër vite e zona
Sipas studimeve, 40 për qind e shqiptarëve kanë strum, ndërsa në zona të veçanta kjo shifër shkon në 90 për qind. "Brezi i ri nuk ka ndonjë strum të frikshme, ndërsa te brezi i vjetër sheh struma gjigande. Por, ne nuk duhet të biem deri te struma“, shpjegon Budo. Sipas UNICEF-it, 98 për qind e njerëzve kishin deficensë jodi, ndërsa në vitin 2003 në Pogradec kjo shifër shkon në 70 për qind. Në familjet që jetojnë në zonat urbane, 71 për qind e tyre përdorin kripë të jodizuar në ushqim, ndërsa në fshat kjo shifër shkon deri 34 për qind. Në fshat përdoret shumë kripa e zezë, që është e pajodizuar. Ndërsa në qytet për gatim përdoret kripa e bardhë për turshi dhe gatime të tjera përdoret ajo e zezë. Ndërkohë në zonat problematike si Korça, Pogradeci, Dibra e në fshatra përdoren shumë fasule, lakra dhe qumësht bagëtie, që nuk e asorbojnë kripën.
Natyra, defiçit me jodin
"Ne duhet të ndërhyjmë në natyrë, pasi në rruzull jodi është element defiçitar. Nga ajri nuk asimilohet mjaft, duhet marrë nga ushqimi dhe uji. Uji duhet të kishte 20 mikrogramë jod, por uji te ne ka 4 deri 5 mikrogramë jod. Produkte deti ne konsumojmë pak, kështu që problemi i jodit kthehet në një problem social dhe duhet të zgjidhet nga dikasteret e larta“, ka shpjeguar mjeku Sulejman Budo, në konferencën e dytë kombëtare mbi jodin dhe problemet e tiroideve.
Vetëm 66 për qind e kripës si importuar kontrollohet
"Nuk është thënë asnjëherë që është kapur duke hyrë në doganë kripë e pajodizuar“, ka thënë mjeku Sulejman Budo. Sipas një studimi tjetër, rreth 66 për qind e kripës që shitet është e kontrolluar nga doganat. Ka raste që kripa, megjithëse kontrollohet në doganë, e humb nivelin e jodit për shkak se mbahet keq, merr lagështirë, qëndron në errësirë, ndërrohet në shumë qeska etj. Sipas mjekëve, kripa që hyn në dogana duhet kontrolluar patjetër, pasi ajo mbulon tërësisht nevojat e tregut.