Zgjidh, azilin ose pensionin
16/02/2005 Të moshuarit në azil kërkojnë rritjen e kuotës për përdorim vetjak
"Nuk na lënë lekë as për të blerë një paketë cigare. Unë kam punuar elektriçist e sot bëjë një punë këtu e një atje që të nxjerr lekët e cigares, kafes e rakisë", thotë Petriti, gati 70 vjeç, një i moshuar që jeton në Shtëpinë e të Moshuarëve në "Ali Demi". Ai nuk ka më tepër se 3 mijë lekë pension, por për shpenzime vetjake merr vetëm 300 lekë të reja, pjësa tjetër e pensionit shkon për shtetin. Kështu që lekët për shpenzimet vetjake i nxjerr vet, ndonëse tani duhet të pushonte në paqe. Duket se lekët që ju lë shteti nga pensionet nuk ju mjaftojnë. Tre vite më parë, Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale është treguar "zemërmirë" dhe me të moshuarit. Sipas një vendimi, personat që kanë pension dhe trajtohen në qendrat publike të përkujdesit social, përfitojnë për shpenzime vetjake 10-15 për qind të pensionit të tyre. "Pjesa tjetër e pensionit shkon në favor të institucioneve që përkujdesen për këta të moshuar. Këtyre personave i ofrohet shërbim social në institucionet e përkujdesjes shoqërore dhe kjo është arsyeja që iu mbahet një pjesë e pensionit të tyre", thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Në Shtëpitë e të Moshuarëve strehohen rreth 500 njerëz, që jetojnë moshën e tretë. "Por ama është ulur shumë pjesa që na takon të mbajmë ne”, thotë Petriti. Dikur, në monizëm, ishte ligji që 50 për qind e mbanin azilet e 50 për qind e mbanin vetë pensionistët. Por tani është vetëm 10-15 për qind që ju takon atyre. “Çfarë tepron na e japin, unë nuk kam asnjë ankesë”, thotë ai, duke mos dashur të konfliktohet. Zakonisht ndodh që të moshuarit me pension janë më të preferuarit, azilet zihen kush e kush më parë të marrë të tillë persona. Por menjëherë, sapo hyjnë aty, librezën e pensionit e merr shefja e llogarisë dhe gjithçka kryhet prej të tjerëve më pas. Petriti tregon se këtë problem mjaft pensionistë ia kanë shtruar Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje. Ata i kanë dërguar mjaft letra Ministrisë dhe kanë kërkuar një takim të posaçëm për këtë problem, por nuk kanë marrë përgjigje.