Trëndafili, parfumi i harmonisë
16/02/2005 Trëndafili është një nga esencat më të vështira për t’u distiluar: duhen 6 tonë petale për të nxjerrë 1 kg vaj esencial. Esenca e trëndafilave, e përftuar nga përdorimi i alkoolit, është më pak e kushtueshme se vaji esencial i përftuar nga distilimi i avullit, aroma e tij është më e afërt me parfumin e petaleve të freskëta, por ka vetëm një anë të energjisë intensive të vajrëave esencialë të distiluar.
Trëndafili është arketipi i luleve dhe simbol i dashurisë, qoftë profane, qoftë hyjnore. Aroma e tij jep një ndjenjë sigurie dhe harmonie dhe mundëson shmangien e egoizmit dhe egocentrizmit. Trëndafili ka një afri me çakran e zemrës, e cila jetëson, gjallëron, duke i mundësuar kësaj zone energjike të rrezatojë energji dashurie në mendimet dhe verpimet tona. Aroma e trëndafilit bashkon harmonishëm të shenjtën dhe sensualen dhe ndihmon shpirtëzimin e marrëdhënieve seksuale. I jep përparësi edhe prirjes në të gjitha artet, sepse u hap zemrën të vërtetave engjëllore dhe frymëzimit të njëmendët dhe engjëllor.
Trëndafili përdoret në psiko-aromaterapi për të shëruar sëmundjet mendore dhe në aromaterapi konsiderohet si një nga esencat më të rëndësishme për femrat: është një tonifikues i mirë i mitrës, i cili parandalon prolapset dhe abortet e padëshiruara, qetëson spazmat dhe pakëson hemorragjitë, është ekuilibrues hormonal i shqetësimeve menstruale dhe në menopauzë, si dhe është një ndihmës i mrekullueshëm psikologjik dhe fizik gjatë shtatzënisë.