Administrata doganore, bie zhdoganimi i kafesë dhe alkoolit
Plani i të ardhurave realizohet në masën 107 për qind. Në buxhet, për tremujorin, u arkëtuan rreth 23 miliardë lekë
Ervin Koçi
Administrata Doganore Shqiptare ka paraqitur planin për periudhën e tremujorit të parë të vitit 2008, i cili është realizuar në masën 107 për qind. Gjatë tremujorit të parë 2008 janë arkëtuar në buxhetin e shtetit nga kjo administratë 23 miliardë e 003 milionë lekë nga 21 miliardë e 481 milionë lekë të planifikuara, ose 1 miliard e 522 milionë lekë më shumë se plani. Gjatë këtij tremujori janë arkëtuar në buxhetin e shtetit 3 miliardë e 178 milionë lekë më shumë se realizimi i së njëjtës periudhë të një viti më parë (janar-shkurt-mars 2007), me një rritje prej 16 përqindësh. Kjo periudhë u shoqërua dhe me nisjen në datën 4 prill 2008 të programit komunitar të asistencës doganore dhe fiskale “TACTA” (Technical Assistance to Customs and Tax Administrations) i cili, i udhëhequr nga Agjencia e Doganave Italiane, i drejtohet 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi e Serbisë. Projekti “TACTA” synon modernizimin gradual të strukturave organizative dhe të procedurave operacionale sipas standardeve europiane. Njëkohësisht ai do të zhvillojë strategjitë kundër mashtrimeve doganore dhe trafiqeve të paligjshme. Pas pak ditësh do të inaugurohet fillimi i punimeve për doganën e re të Murriqanit, i pari i këtij lloji, pasi në të njëjtën godinë do të operojnë doganierët shqiptarë dhe ata malazezë duke evituar kësisoj kontrollet e dyfishta. Gjithashtu, pas pak ditësh do të inaugurohet edhe vendosja në Portin e Durrësit i skanerit të parë me rreze “X” për kontrollin e automjeteve dhe konteinerëve, donacion i qeverisë kineze, i cili do të pasohet me ndërtimin e një sistemi të tërë skanimi në doganat kufitare.
Mallrat e Akcizës
Zhdoganimet e mallrave të akcizës kanë zënë edhe këtë sezon peshën më të madhe të të ardhurave të siguruara nga doganat shqiptare dhe të derdhjes në buxhetin e shtetit. Gjatë tremujorit të parë 2008 janë zhdoganuar rreth 818 tonë cigare nga 603 tonë të zhdoganuara në të njëjtën periudhë të vitit 2007, me një rritje prej 215 tonësh, ose 36 për qind më shumë. Po ashtu edhe karburantet, gjatë tremujorit të parë 2008 janë zhdoganuar në masën 88,744 tonë nga 86,830 tonë të zhdoganuara në të njëjtën periudhë të vitit 2007, me një rritje prej 1.914 tonësh, ose 2 për qind më shumë. Edhe kafeja, gjatë tremujorit të parë 2008 janë zhdoganuar 1.334 tonë nga 1.574 tonë të zhdoganuara në të njëjtën periudhë të vitit 2007, me një rënie prej 240 tonësh, ose 15 për qind më pakë. Administrata doganore, në bilancin e saj zyrtar për tremujorin e parë të vitit nuk ka dhënë detaje se në ç’masë ka qenë sasia e pijeve alkoolike të zhdoganuara, duke e lënë enigmë këtë zë të akcizës.
Eksportet
Gjatë tremujorit është regjistruar një volum i mirë eksportesh shqiptare, që i shprehur në sasi ishte në rreth 355.688 tonë nga 337.796 tonë të regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 17.892 tonësh ose 5 për qind më shumë. Ndërsa si vlerë të eksporteve gjatë tremujorit të parë 2008 është realizuar një volum në vlerën prej 26 miliardë e 807 milionë lekësh, me një rritje prej 3.173 milion lekësh, ose 13 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007, ku u realizua një vlerë prej 23 miliardë e 635 milionë lekësh eksporte.
Importet
Në total, në tremujorin e parë 2008 volumi i importit vlerësohet në masën 97.996 milionë lekë nga 86.378 milionë lekë të realizuar në të njëjtën periudhë të vitit 2007, me një rritje prej 11 miliardë e 618 milionë lekësh, ose 13 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit paraardhës.
14 Prill 2008