E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “Do të rrisim përfaqësimin e grave në politikë”



Kryetari i Partisë Socialiste ka zhvilluar dje një takim me gratë e qytetit të Korçës. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kreu i selisë rozë tha se Partia Socialiste do të synojë që në zgjedhjet e ardhshme të rrisë nivelin e përfaqësimit të grave në Parlamentin e Shqipërisë. “Ne kemi bërë vërtet hapa përpara, ne kemi bërë vërtet të mundur një ngrehinë statusore dhe organizative që e prezumon si të domosdoshëm vendin dhe rolin e grave dhe të vajzave, por siç e tha kryetarja e forumit, jemi ende larg së pasuri një parti ku ky vend dhe ky rol të jetë jo vetëm i shkruar dhe jo vetëm pjesërisht, por plotësisht i garantuar dhe plotësisht i realizuar. E për këtë nuk mjafton vullneti, nuk mjafton vendosmëria e atyre që drejtojnë dhe as për fat të mirë e një grupi, që sot në krye të PS-së e sheh këtë si një domosdoshmëri dhe bën atë që i takon për ta bërë këtë domosdoshmëri pjesë të prekshme në realitetin e PS, por duhet kontributi i drejtpërdrejtë i secilës prej jush. Duhet pjesëmarrja aktive e secilës nga ju për të sjellë në këtë hapësirë të tjera gra dhe vajza, për ta bërë këtë hapësirë gjithmonë e më pa kufi, për ta bërë komunikimin mes kësaj hapësire dhe hapësirës shoqërore një komunikim të papengueshëm nga muret që na ndajnë dhe për ta bërë PS pjesë të shoqërisë duke e sjellë shoqërinë në PS”, - tha Rama.

14 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›