Administrata e Obamës do të kontestojë planin e BE-së
Giragosian: ”Kosovës i kanoset një rrezik i ri nga afrimi me BE-në”. “SHBA-të dhe BE-ja janë të detyruara të mbështesin institucionet e Kosovës”
Ballkani, në veçanti Kosova, e pritën me dyshim zgjedhjen e presidentit të Shtëpisë së Bardhë, Barak Obama, pasi nuk ishte e sigurt nëse SHBA-të do ta mbështesnin Kosovën dhe pavarësinë e saj. Lidhur me këtë çështje eksperti i Institutit për Analizën e Sigurisë Globale në SHBA, Riçard Giragosian, ka siguruar se administrata e re amerikane, kur të vijë në pushtet, në janar, do të jetë më e angazhuar në mbrojtjen e pozicionit të Kosovës. Ajo madje do të insistojë për modifikimin e planit të BE-së për shtetin e ri. Gjatë një interviste, Giragosian ka konsideruar se Kosovës i “kanoset një rrezik i ri”, si pasojë e afrimit me Bashkimin Europian. Ai i ka sugjeruar Brukselit të mos nxjerrë “përfundime të gabuara nga presioni i Rusisë”. “Kosova është testi më i ri i vendosmërisë së Perëndimit, prandaj SHBA-të dhe BE-ja kanë detyrim që të mbështesin institucionet e Kosovës”, - ka thënë eksperti amerikan. Pyetjes nëse SHBA-të po e mbështesin qëndrimin e Prishtinës ndaj planit për vendosje e EULEX-it, Giragosian është shprehur se bashkëpunimi i SHBA-ve nuk është shumë i madh me BE-në përsa u përket çështjeve të fundit.
“Gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA nuk pati ndikim të mjaftueshëm të Shtëpisë së Bardhë ndaj Bashkimit Europian për modifikimin e propozimit të tij dhe mbështetjes për Kosovën, pasi vëmendja ishte përqendruar drejt çështjeve të tjera. Kjo do të thotë se administrata e re amerikane, kur të vijë në pushtet, në janar, do të jetë më e angazhuar në mbrojtjen e pozicionit të Kosovës, duke insistuar në modifikimin, madje edhe në kontestimin e planit të Bashkimit Europian”,- tha Giragosian. Ai theksoi gjithashtu se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur plotësisht dhe Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen në mënyrë më aktive në Ballkan për afirmimin e modelit të pavarësisë së Kosovës. I pyetur nëse është bërë punë e mirë për nga autoritetet kosovare për njohjen e pavarësisë, eksperti Riçard Giragosian tha se rruga drejt shtetësisë, sovranitetit, sigurisë dhe qëndrueshmërisë së plotë, është e gjatë dhe e vështirë. Prandaj është e paarsyeshme dhe e pabazë që të kërkojmë të pamundurën.
Problem mbetet, sipas tij, respektimi i të drejtave të pakicave dhe mosndryshimi i kufijve, çka sjell një vartësi nga udhëheqësit lokalë. Në këtë rast presionet e BE-së dhe të SHBA-ve mund ta përkeqësojnë, në vend që ta përmirësojnë situatën.
21 Nentor 2008