Anglezët e dinin se misionarët e tyre përdhunonin jetimët shqiptarë
Plas skandali në Londër, pas investigimit të gazetës “The Guardian”. Loja e David Braunit me policinë dhe fshehja që iu bë Policisë shqiptare
Paul Levis
Policia britanike ka dhënë kontributin e saj për të mbuluar një skandal të tmerrshëm me abuzime seksuale në një jetimore të krishterë me mision në Shqipëri. Pikërisht këtë ka zbuluar investigimi i “Guardian”. Disa zyrtarë të lartë britanikë kanë vendosur ta mbajnë sekret informacionin e siguruar në Shqipëri për abuzimin seksual, pas rrëfimit që kishte bërë te ta drejtori britanik i jetimores, David Braun, i cili, me sa duket, i ka bindur zyrtarët anglezë se në jetimore kryheshin abuzime seksuale, porse vetë Brauni nuk kishte lidhje me to. Brauni, një 57-vjeçar, punonjës bamirësie i Kishës Evangjelike që themeloi jetimoren “Fëmijët e Tij” shtatë vite më parë, u gjet dje (pardje) fajtor për kryerjen e “raporteve seksuale” me të mitur. Ai u dënua me 20 vite burg, dënim të cilin do ta kryejë në një burg të sigurisë së lartë në Shqipëri. Gjykatësi Gerti Hoxha deklaroi në sallë se jetimorja ishte përdorur si një “kamuflim” i abuzimeve seksuale. Ai shpreson se ky ndëshkim do të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë pedofilët e tjerë. Me këmbët që i dridheshin Brauni la dje sallën e gjyqit. Ndërsa dhe dy britanikë të tjerë, ish-punonjës të jetimores, do të gjykohen për rolin e tyre lidhur me abuzimin e dyshuar. Dino Kristodolou, 45-vjeçari me profesion infermier i terapisë sociale nga Lankshajër, dhe Robin Arnold, 56-vjeçar, meqë ka punuar si shitës në Norfolk, janë ekstraduar në muajin maj nga Britania drejt Shqipërisë. Jetimorja e Braunit ka shërbyer si strehë për 40 të mitur dhe foshnja. Kjo strehë u kontrollua dhe u bllokua nga policia në maj të vitit 2006.
Fshehja
Sipas Policisë shqiptare, dhjetë fëmijë të moshës 4-13 vjeç kishin qenë viktima të Braunit dhe të dy bashkëpunëtorëve të tij anglezë. Ata përzgjidheshin dhe çoheshin në një kthinë të ndërtesës, aty mbaheshin në intimitet dhe përdhunoheshin. Por hetimet nxorën në pah faktin se Shërbimi Inteligjent i Antikrimit Anglez (NCIS) kishte marrë informacion lidhur me abuzimet seksuale në këtë strehë që 18 muaj para ndërhyrjes së Policisë shqiptare, në dhjetor të vitit 2004, e për më tepër nuk u morën masa për të vënë në dijeni homologët shqiptarë. Brauni i dha zyrtarëve të NCIS-së (të atashuar në rajonin e Ballkanit në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar) të dhëna tronditëse mbi abuzimet që kryheshin në jetimoren që ai drejtonte, por në çdo rast ai mohoi implikimin e tij. Duke e marrë të mirëqenë denoncimin e Braunit, zyrtarët anglezë vendosën të mos e informonin Policinë Shqiptare në lidhje me këtë abuzim. Para se të rrëfehej te detektivët, Brauni u konsultua me mikun e tij, Alan Moir, një ish-punonjës policie i dalë në pension nga Invernesi. Moir, një 64-vjeçar që kishte mbështetur ngritjen dhe mirëmbajtjen e kësaj jetimoreje, i siguroi Braunit një takim me detektivët e NCIS-së në kryeqytet. Gjatë këtij takimi Brauni kishte dëshmuar se ndihmësi i tij, Dino Kristodolou, i cili asokohe kishte marrë leje për t’u rikthyer në Blekburn, kishte abuzuar seksualisht me fëmijët pas shpinës së tij. Gjatë këtij takimi Brauni nuk e përmendi fare rolin e ndihmësit tjetër të tij të quajtur Arnold, duke konfirmuar se ai vetë nuk kishte dijeni për këto abuzime në kohën që ato ishin kryer.
Vendimi
“Ne morëm një vendim për të mos ia relatuar abuzimet në fjalë autoriteteve vendase. Duke e ditur se pas sinjalizimit që do të merrnin nga ne ata do të kishin bërë arrestimet dhe fëmijët rrezikonin të ngeleshin rrugëve”, - ka deklaruar Moir, njeriu që i negocioi Braunit takimin me detektivët anglezë. I pyetur nëse kishte ndonjë mbulim më të thelluar të abuzimit nga sa u ra dakord në mbledhje, Moir u përgjigj: “Bëhet fjalë për një maturi dhe përkujdesje të madhe. Ne e mbajtëm sekret këtë informacion për shqiptarët, por nuk është se kishim qëllim të fshihnim ndonjë gjë. Menduam për fëmijët në ato çaste, për të hapur një jetimore të re dhe për ta shndërruar në një gjë të mirë këtë ngjarje. Ky ishte mendimi im asokohe, mendim i cili sot mund të rezultojë tërësisht i gabuar. Duke hedhur vështrimin pas ndihem i mashtruar nga Davidi. Në momentin që më rrëfeu mendova se bëhej fjalë për denoncimin e dikujt që kishte përkushtim në mbarëvajtjen e jetimores”.
Aksioni
Fill pas kësaj mbledhjeje detektivët e NCIS-së i kërkuan autoriteteve të Lankshirit informacione për aktivitetin e hershëm të Dino Kristodolout. I njëjti verifikim u krye dhe për Arnoldin, i cili rezultoi se kishte pasur precedentë të ngjashëm ndaj të miturve aty rreth fillimit të viteve 80’. Por nuk u morën masa për të siguruar mirëqenien e fëmijëve në jetimore, ndërsa David Braun vazhdonte të flinte me të miturit. “Ne ndiheshim shumë keq për atë që po ndodhte aty. Por i besuam Davidit, besuam se ai ishte një njeri i drejtë. Ne nuk donim që gjithë puna e madhe që ka bërë kisha jonë të lidhej me atë që kishte ndodhur në atë jetimore”, - tregon një pastor anglez, duke dhënë shpjegime lidhur me mosnjoftimin e autoriteteve shqiptare. Në maj të vitit 2006, në tentativë për t’i vënë vulën gjithçkaje, Braun nisi procedurat për themelimin e një tjetër jetimoreje, me një emër të ri. Miku i tij, Moir, kontribuoi me rreth 20 mijë euro për ngritjen e kësaj jetimoreje të re. Por Brauni kishte shkuar shumë larg. Falë një denoncimi të bërë në rrugë operative, Policia shqiptare ndërhyri në jetimore dhe e arrestoi menjëherë Braunin, ndërsa pak muaj më vonë ekstradoi Kristodoloun dhe Arnoldin në Tiranë. Ndodhi që vetëm 18 muaj pas hetimit të nisur nga detektivët anglezë të merreshin masa dhe të shpallej hetimi penal. Një zotëri i vjetër i Policisë së Mbretërisë së Bashkuar, i cili ishte përfshirë në hetime, u tregua “gojëkyçur” për të komentuar abuzimet e mbuluara nga kolegët e tij. “Vendimi i vetëm në favor të fëmijëve është të shpëtosh fëmijët. Vendimi i marrë në dhjetor 2004 për ta mbajtur të fshehtë informacionin ishte qartësisht i gabuar. Ai rrezikoi jetët e fëmijëve të pafajshëm”, - deklaroi punonjësi i Policisë britanike. Megjithatë, autoritetet britanike zyrtarisht mohojnë të kenë shkelur ndonjë parim apo marrëveshje me shtetin shqiptar. Sipas tyre, në vitin 2004, ende nuk ishin përmirësuar marrëdhëniet e kësaj natyre mes autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike. Sipas tyre, gjithçka u rishikua në vitin 2006, falë marrëveshjeve të nënshkruara, rezultat i të cilave ishte dhe ekstradimi i dy shtetasve të tjerë anglezë të përfshirë në këtë histori me abuzime seksuale. Të kontaktuar në burg të tre të pandehurit anglezë kanë pohuar abuzimet e kryera në jetimore, porse gjithnjë, gjithsecili e përjashton veten e vetë nga këto akte duke akuzuar kolegët.
Mohimi
Kristodolou ka deklaruar se fëmijët janë detyruar që të dëshmojnë gjëra të pavërteta lidhur me të. “Ishte shumë e tmerrshme që dikush ka ndërsyer fëmijë të pafajshëm për të më goditur qëllimisht mua”, - deklaroi Kristodolou. Ndërsa Arnoldi deklaroi se edhe pse kishte pasur probleme me të miturit në të kaluarën, edhe ai ishte i pafajshëm. “Unë ndodhem në këtë burg pasi Zoti më përdori për t’u dhënë vendin e merituar atyre bastardëve që kanë bërë abuzimet”, - ka deklaruar Arnoldi. Brauni, nga ana e tij, i përshkruan dy ish-ndihmësit “si ujqër të lëshuar në bashkësinë e qengjave”. Ai ka deklaruar se për të kjo është dita e “provës para kryqit”. “Unë jam ati i këtyre fëmijëve dhe kisha detyrën e dhënë nga Zoti për t’i mbrojtur ata”, - ka deklaruar Braun.
Marrë dhe përshtatur nga “The Guardian”
Përgatiti: Habjon Hasani
21 Nentor 2008